Skandali që trondit qeverinë Zelensky

Akuzat për korrupsion kanë çuar në shkarkimin dhe në largimin e figurave politike të rëndësishme. Kievit do t’i duhet të bëhet më transparent për ta ruajtur mbështetjen e shteteve perëndimore.

Disa skandale korrupsioni kanë shkaktuar një zinxhir dorëheqjesh dhe shkarkimesh në Ukrainë. Në më pak se dy ditë zyra e presidentit Volodymyr Zelenskyj ka njoftuar se katër zëvendësministra dhe pesë guvernatorë rajonalë e kanë lënë punën e tyre. Midis tyre janë: Kyrylo Tymoshenko, zëvendësshef kabineti i presidentit; Shopovalov Vjaçeslav, zëvendësministër i Mbrojtjes; Oleksij Symonenko, zëvendësprokuror i Përgjithshëm. Janë hequr pastaj guvernatorët e rajoneve Dniepropetrovsk, Zaporizhij, Kiev, Soumy dhe Cherson.  Ka ndodhur gjithçka përpara zbulimit të dy rasteve të keqmenaxhimit të fondeve. Vasyl Lozinskyj, zëvendësministër i Infrastrukturave, është akuzuar se ka futur në xhep 367000 euro në tanxhente për blerjen e gjeneratorëve. Më 22 janar është larguar nga detyra. Zëvendësministri i Mbrojtjes është dorëhequr pasi një hetim i shtypit ukrainas e kishte akuzuar ministrin e tij se kishte paguar për produkte ushqimore të destinuara për forcat e armatosura një çmim “dy apo tre herë më të lartë nga ai i tregut”. Shtrirja e mashtrimit do të ishte në rreth 300 milion euro. Timoshenko nuk e ka shpjeguar motivin e dorëheqjes. Ishte kritikuar pse kishte përdorur një automjet të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara me qëllim evakuimin e të plagosurve në zonën e luftimeve. Më pas kishte hequr dorë publikisht nga automjeti, duke e dërguar në front për qëllime humanitare.

“Vendimet e Zelenskyj pasqyrojnë prioritetet e shtetit. Presidenti i përgjigjet direkt një hetimi që vjen nga opinioni publik: drejtësi për të gjithë”, ka komentuar në Twitter Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit. Edhe pse treguesi i popullaritetit të Zelensky është shumë i lart, administrata e tij ështi kritikuar për korrupsion, një problem shumë i përhapur në Ukrainë. Lufta kundër keqmenaxhimit financiar është një kusht thelbësor për të vazhduar të përfitojë ndihmat ekonomike perëndimore. Në ankth për ta demonstruar impenjimin e tij në këtë drejtim, Zelenskyj ka vendosur ta pastrojë sheshin dhe dëshiron që mesazhi i tij të perceptohet si në Ukrainë, ku akuzat për korrupsion bezdisin një popullsi tashmë të provuar nga lufta, ashtu edhe jashtë vendit.

Funksionarë të monitoruar

Sipas Petro Oleschuk, hulumtues në universitetin kombëtar Taras Shevchenko të Kievit, shkarkimet nga puna janë një sinjal pozitiv, edhe pse “qartësisht arrijnë vonë”. Në rajonin e Zaporizhjas një skandal korrpusioni kishte shpërthyer në shtatorin e vitit 2022, kur disa funksionarë të administratës rajonale qenë akuzuar se patën përvetësuar më shumë se 7 milion dollarë. “Në atë kohë guvernatori i rajonit ka qëndruar në postin e tij”, kujton hulumtuesi. Lidhur me rastet që përfshijnë disa ministri, Zyra Kombëtare Antikorrupsion po heton prej “rreth katër muajsh”. Reagimi i komentatorëve ukrainas është kundërshtues. “Në fillim të luftës kishte një marrëveshje të heshtur midis mjeteve të informimit, shoqërisë civile dhe qeverisë”, thotë Vitalij Shabunin, themelues i OJQ Qendra e Veprimit Antikorrupsion. Kufizoheshin tek kritikat ndaj qeverisë, që në shkëmbim impenjohej të ndëshkonte qëndrimet e gabuara me rreptësi dhe shpejtësi më të madhe respektivisht përpara luftës. Shabunin mendon se ministri i Infrastrukturave Oleksandr Kubrakov e ka respektuar marrëveshjen duke shkarkuar menjëherë zëvendësin e tij, i përfunduar në qendër të një skandali; ama thekson se ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov nuk ka vepruar njëlloj.

Praktikisht Reznikov më parë ka mohuar çdo paligjshmëri, duke u marrë me gazetarët, më pas ka folur për një “gabim teknik” dhe në fund ka shkarkuar zëvendësin e tij. “Ja pse zbulimet mbi Reznikov do të rriten në javët e ardhshme”, paralajmëron Shabunin. Kjo seri dorëheqjesh dhe shkarkimesh duket se është vënë në skenë në pritje të samitit midis Bashkimit Europian dhe Ukrainës, i parashikuar për 3 shkurt në Kiev. “Natyrisht që e mirëpresim me dëshirë faktin që autoritetet ukrainase po merren me problemin sa më seriozisht të jetë e mundur”, ka komentuar më 24 janar Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Europian. Brukseli, që i ka dhënë thuajse 50 miliard euro vendit të shkatërruar nga lufta, por e shqyrton mënyrën me të cilën Kievi e përballon problemin e korrupsionit. Më 17 qershor 2022 Komisioni Europian i ka dhënë Ukrainës të kandidojë për të hyrë në Bashkimin Europian, boll që të “forcojë luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivelin e lartë”. Komisioni Europian do të ndjekë përparimet e bëra “duke botuar një vlerësim në vjeshtën e vitit 2023”, ka deklaruar Pisonero.

Veç të tjerash, lufta kundër korrupsonit futet midis “kushteve politike për t’u respektuar pasi ndjek asistencën financiare të Bashkimit Europian (që duhet të arrijë 18 miliard eurot në vitin 2023)”, ka paralajmëruar. Më 24 janar zëvendëspresidenti i parlamentit ukrainas Oleksandr Kornienko ka vizituar Parlamentin Europian dhe ka nënvizuar përpjekjet e bëra deri më tani. “Me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë, kemi krijuar sistemin më të mirë antikorrupsion të Europës. Një sistem i fortë, i rreptë, i pavarur, por duket se kjo nuk mjafton për ta luftuar ekonominë e zhytur”, ka pranuar. Kornienko ka premtuar të bëjë “më shumë” dhe të krijojë një mekanizëm për të monitoruar aktivitetet e “500, 1000 figurave më të rëndësishme të shtetit ukrainas”, midis përfaqësuesve të zgjedhur, funksionarëve të lartë apo drejtuesve ushtarakë. “Ky projekt është ndërprerë nga shpërthimi i luftës, por tani duhet ta votojmë”, ka thënë ai. Korrupsioni po vë në rrezik besueshmërinë e Ukrainës dhe, për shtojcë, aftësinë e saj për t’ia mbajtur kokën Rusisë.

(nga Le Monde)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Si nisi revolta e Qafë Barit më 22 maj 1984

Nga Bedri BLLOSHMI Revolta në burgun e Qafë Barit nisi më 22 maj 1984. Atë …

Leave a Reply