Berisha: Edi Rama vetëm një parim: Frikën! Dhe kësaj here duhet të trembet shumë

U ndala në këtë analizë, se sa herë që ta trajtosh, gjithnjë e më e zezë del.
Por a përfundoi me këto përpjekja kriminale e Edi Ramës për asgjësimin e opozitës?
Jo! Një gjë duhet t’ju them ju. Edi Rama nuk njeh asnjë lloj norme, njeh vetëm një parim: frikën!
Dhe kësaj here duhet të trembet shumë. Duhet të trembet shumë nga shqiptarët sepse ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri dhe opozitës në Shqipëri.
Vazhdon dhe beson se do ia dalë me produktet e krijuara me McGonigal-in. Dhe jo vetëm me të. Faktikisht edhe me McGonigal-in me fustan.
Duhet t’i themi gjërat se zonja njeh Alibashën publikisht si kryetar.
Pra, rrethanat janë të tilla, o sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik, me një lëvizje të qëndrueshme gjer në largimin e këtij regjimi nga pushteti.
Edi Rama është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë turp për shqiptarët.
Është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë vjedhje për shqiptarët.
Është një kalbësirë që përpiqet të bëjë gjithçka për të asgjësuar opozitën e vërtetë dhe pluralizmin në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Krerët e bandave kriminale të Durrësit dhe Elbasanit takohen me Agasin tek “Kodra e Kuajve”, emrat…

Takim i bandave të Elbasanit dhe Durrësit me koordinatorin e tyre Agasin! Të pranishëm Dako …

Leave a Reply