Në Spitalin e Dibrës nuk bëhen analiza se nuk ka fonde, Vokshi: Kjo është shëndetësia falas!

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Dibra, i cili shkruan se, pas datës 20 të çdo muaji në Spitalin e Dibrës nuk bëhen më analiza se nuk ka fonde… pacientët detyrohen të shkojnë te privatët.

Postimi i deputetes Vokshi

Denoncimi nga një qytetare nga Dibra.

Pas datës 20 të çdo muaji në Spitalin e Dibrës nuk bëhen më analiza se nuk ka fonde… pacientët detyrohen të shkojnë te privatët … ose të mos i bëjnë fare analizat sepse nuk i përballojnë dot cmimet.

E ndërkohë që Rama paguan 225 mijë dollarë rryshfet për të korruptuar drejtuesit e FBI, për qytetarët shtohet kalvari i gjatë i rropatjeve dyerve të spitaleve pa marrë asnjë shërbim.

Kjo është #shëndetësiafalas që Rama rezervoi për shqiptarët.

Ogerta Manastirliu e cdo person i përfshirë në aferat korruptive të PPP-ve në shëndetësi duhet të ishin sot para drejtësisë.

Sot, cdo qytetar nga jugu në veri duhet të reagojë, të protestojë për të drejtat themeltare kushtetuese.

#zgjohu #reago #protesto

#11shkurt

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply