Berisha: Protesta e 11 shkurtit nuk është e vetmja!

Afera me McGonigal dhe protesta e 11 shkurtit, ishin në fokus të takimit që kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi me kryetarët e degëve, të cilët i porositi të mobilizojnë popullin opozitar në betejën kundër regjimit. Berisha deklaroi se, protesta e 11 shkurtit nuk do të jetë e vetmja, duke paralajmëruar protestë dhe revoltë para parlamentit në çdo kohë.
“Ne kemi nisur betejën në parlament, kemi thirrur protestën në datën 11 shkurt dhe hymë në një fazë përfundimtare të largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ne do të gërshetojmë dhe kombinojmë të gjitha format e përpjekjeve në këtë betejë. Revoltat në sheshe, rrugë, institucione dhe kudo. Qëndresa në parlament, hetimi parlamentar. Koha thërret popullin opozitar të gjendet në orën e tij. Ora më e rëndësishme në misionin tonë.
Ndërkohë ne nuk shmangim, përkundrazi bashkërendojmë çdo përpjekje për 14 majin si një ditë fitoreje për kandidatët tanë të lirisë. Në pamje të parë është komplekse, por misioni kërkon të gjitha këto. Misioni kërkon që ne të bëjmë të gjitha përpjekjet për një sukses të vërtetë të PD-së me 14 maj, për largimin e Edi Ramës dhe rikthimin e votës së lirë shqiptarëve. Pra, detyrë jo e lehtë, por absolutisht e realizueshme. Jam i bindur se në këtë mision, PD do të fitojë, opozita shqiptare do të fitojë.
Koha është krej tjetër, koha ka ndryshuar, në kuptimin që jo vetëm protesta e planifikuar që duhet të ketë përgjigjen më maksimale, me datën 11 shkurt duhet të mobilizohet çdo demokrat e demokrate. Duhet të mobilizohet si asnjëherë më parë, për protestën në Tiranë. Tirana gjithashtu duhet të derdhet e tëra në shesh, Shqipëria duhet të vërshojë drejt Tiranës. Por ne jemi në revoltë, jemi në protestë, ky është revolucion”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vritet gazetari amerikan që po investigonte USAID dhe Soros dhe ishte në listën e zezë të Ukrainës

Autoritetet amerikan kanë nisur hetimet pasi një gazetar i InfoWars u qëllua dhe u vra …

Leave a Reply