Elisa përgatitet për Kryeministre pas largimit të Ramës

Elisa Spiropali mund të jetë e besuara e Ramës për ta zëvendësuar në krye të qeverisë pas një dorëheqje të mundshme të Ramës për shkak të hetimit amerikan të aferës me Mc.Gonical.
Sot në Parlament Rama ja besoi asaj interpelancën që opozita kishte kërkuar me Ramën dhe Elisa mori menjëherë pozat e shefes së ekzekutivit.

Rama ka deleguar sot ministren e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, për interpelancën urgjente të kërkuar nga deputetët e opozitës, për çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

“Do të vijojmë me interpelancë urgjente me kryeministrin me një grup deputetesh të opozitës. Kryeministri ka deleguar ministren Elisa Spiropalin për këtë interpelancë”, u shpreh kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Ky njoftim nuk u prit aspak mirë nga deputetet e opozitës, të cilët kanë kërkuar që jetë kryeministri Rama ai që të japë përgjigje për çështjen në fjalë.

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply