Dosja e FBI zbulon aferën: McGonical i kërkoi Ramës puset e naftës për ortakët e tij

Pjesë nga shkrimi i “New York Times”

“Në takimin e gushtit 2017, Charles McGonigal i kërkoi para zotit Agron Neza, thanë prokurorët. Ata nuk dhanë detaje se si u takuan personat, nuk e karakterizuan marrëdhënien e tyre ose nuk zbuluan arsyen e kërkesës. Por në aktakuzën e Nju Jorkut, zoti Neza përmendet si miku i zotit McGonigal. Në muajt vijues, pasi zoti McGonigal kërkoi para, të dy personat bënë udhëtime të shumta në Europë, ku zoti McGonigal mesa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.

Në shtator të vitit 2017, të dy udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku zoti Neza e prezantoi zotin McGonigal me Dorian Duçkën, një ish-zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit Rama.

Zoti Duçka, i përshkruar në aktpadinë e Uashingtonit si Personi B, e solli zotin McGonigal që të takohej me Ramën.

Bashkë me dhënien e parafernelive të FBI-së për zotin Rama, zoti McGonigal është përpjekur që të nxisë kryeministrin Edi Rama për të dhënë një licencë për shpime nafte te një subjekt i lidhur me Nezën dhe Duçkën, sugjeruan prokurorët,” thuhet në shkrimin e gazetës.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply