Represioni turk nuk ka kufi

Unë nuk kam vrarë njeri. “Krimi” im është që kam provuar se presidenti turk u ka dërguar armë fshehurazi xhihadistëve në Siri.

Është e habitshme ta shikosh foton tënde midis të kërkuarve dhe kur nën foto është edhe një shpërblim, atëhere ndjehesh si një kriminel në një film western. Është ajo që më ka ndodhur mbrëmjen e Vitit të Ri. Ministri i Brendshëm turk e kishte futur emrin tim midis atyre të terroristëve më të kërkuar të vendit, me foton që kisha përdorur vite më parë për kërkesën e rinovimit të pashaportës. Bashkë me mua, në listë kishte njerëz që luftojnë në malet kundër ushtarëve turq apo që janë akuzuar se kanë marrë pjesë në grushtin e tentuar të shtetit në vitin 2016. Unë nuk kam vrarë askënd, nuk kam vendosur bomba dhe as kam rrëmbyer banka. “Krimi” im është që kam provuar se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i ka furnizuar fshehurazi armë xhihadistëve në Siri nëpërmjet shërbimeve sekrete turke. Lajmi është marrë nga agjencitë e shtypit ndërkombëtare, por këtu në Turqi më ka kushtuar një dënim prej 27 vitesh e gjysmë burg, një periudhë në qeli izolimi, një atentat të cilit i kam shpëtuar dhe konfiskimin e të gjitha pronave të mia, përveç ekzilit. Por për Erdoğan nuk ishte mjaft. “Do të paguajë një çmim të lartë”, kishte thënë kur është botuar artikulli. E ka mbajtur premtimin: tani më quan terrorist dhe ka vënë një çmim prej 500000 lirash turke për kapjen time, rreth 25000 euro.

Në thelb, asgjë e re. Presidenti i ka kërkuar shumë herë Interpolit ta fusë emrin tim në listën e të kërkuarve të tij dhe të nxjerrë një urdhër arrest ndërkombëtar ndaj meje. Çdo herë këresa është refuzuar pasi motivet politike të Erdoğan qenë të qarta. Në vizitë në Gjermani në vitin 2018, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Angela Merkel më ka quajtur “spiun” dhe kishte kërkuar dorëzimin tim. “Është gazetar, për këtë nuk jemi dakord”, i ka replikuar kancelarja. Pse kaq shumë kokëfortësi? Pse ky hap pikërisht tani? Nga Viti i Ri i përsëris këto pyetje. Përgjigjet janë të shumtë. Një indicie e parë mund të gjendet në fjalët e Thomas Haldenwang, drejtor i Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës. Në një intervistë të kohëve të fundit për agjencinë gjermane të shtypit DPA, Haldenwang ka deklaruar: “Konfliktet e brendshme turke zgjidhen këtu. Gazetarët e opozitës spiunohen dhe frikësohen në Gjermani”. Nuk është e vërtetë se i lëmë të gjithë të frikësohen.

Vazhdojmë të rrëfejmë zgjedhjet turke nga Gjermania, duke qenë mjetet e informimit turke nuk mund të flasin dhe për këtë vazhdojmë të jemi në shënjestër. Por është e vërtetë se jemi të spiunuar. Në “listën e hirtë” të terroristëve të Erdoğan, përveç meje, janë 14 gazetarë të tjerë. Pjesa më e madhe punonte për mjetet e informacionit të afërta me lëvizjen e Fetullah Gülen, që është mbajtur përgjegjës pse ka organizuar grushtin e shtetit të tentuar kundër Erdoğan të 15 korrikut 2016. Në muajin shtator “Sabah”, një prej të përditshmeve të kontrolluar nga presidenti, ka botuar në foto të gazetarit Cevheri Güven, edhe ai në list, përpara portës së shtëpisë së tij në Assia, duke e bërë kështu një objektiv të lehtë. Në kanalin e tij në YouTube, i ndjekur nga gjysmë milioni njerëzish, Güven zbulon episodet e korrupsionit në të cilin janë përfshirë rrethi i afërt me presidentin turk. Videot e tij arrijnë miliona njerëz. Edhe Abdullah Bozkurt, drejtor i sajtit Nordic Monitor, është në listën e hirtë dhe është sulmuar nga 3 burra përpara banesës së tij në Suedi. Në marsin e 2022 në Stokholm Ahmet Dönmez, një tjetër gazetar i listës, është goditur nga 2 burra përpara vajzës së tij 6 vjeçare dhe ka përfunduar në reanimacion. Një metodë e fushatës së frikësimit që citohet nga Haldenwang është drejtimi i kriminelëve me bazë jashtë vendit për t’u mbyllur gojën disidentëve. Një tjetër është riatdhesimi në Turqi nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale apo me operacione të shërbimeve sekrete.

Me t’u arratisur në Ukrainë, Nuri Gökhan Bozkır, dëshmitari kryesor i reportazhit tim mbi atë sesi shërbimet sekrete turke ia kanë arritur t’ua çojnë armët në duart e rebelëve sirianë, ka botuar në shtypin lokal informacione të mëtejshme mbi këtë trafik armësh. Pak kohë më pas Erdoğan ka shkuar në Kiev dhe në fund të një bashkëbisedimi me presidentin Zelenskyj ka deklauar: “Kam kërkuar ekstradimin e Bozkır. Për në është me rëndësi maksimale”. Ama Ukraina nuk e ka dorëzuar. Kur pastaj në marsin e vitit 2021 ka nisur pushtimi rus, Zelenskyj i ka kërkuar Turqisë shumë drone ushtarakë. Në negociime Ankaraja ka kërkuar edhe një herë akoma ekstradimin e Bozkır, që në fund është dorëzuar. Erdoğan e ka quajtur “një sukses të shërbimeve sekrete”.

Presidenti e ka demonstruar aftësinë e tij për ta përdorur krizën ukrainase si mundësi politike. Kur në një samit të qershorit 2022 i është kërkuar Turqisë të ratifikojë aderimin e Suedisë dhe të Finlandës në NATO, ka nxjerrë nga xhepi një listë prej 73 emrash dhe ka thënë: “Nëqoftëse nuk i ekstradoni këta terroristë, konsensusi ynë është në dyshim”. Në listë ishte edhe Amineh Kakabaveh, në atë kohë deputete e parlamentit suedez me origjinë kurde. Për Erdoğan është një “mbështetëse e PKK që ka arritur të futet në parlament”, por duhet të ekstradohet. Ministri i Drejtësisë suedez ka bërë të njohur se në vendin e tij ka gjykatës të pavarur që vigjëlojnë mbi respektimin e ligjeve. “Atëhere ndryshoni ligjet”, ka replikuar presidenti turk.

Erdoğan ka vënë në shënjestër të dy vendet skandinave pikërisht në momentin kur qenë të kërcënuar nga Rusia. Në një moment të caktuar qeveria e Stokholmit është ulur në një tryezë traktativash dhe ka premtuar ta revokojë embargon sudeze lidhur me armët për Turqinë, të ruajë distancat nga organizatat kurde që luftojnë Shtetin Islamik në Siri dhe të ndalojë propagandën kundër Turqisë. Në muajin dhjetor Mahmut Tat, një prej gazetarëve në listën e Erdoğan, është ekstraduar nga Suedia dhe arrestuar në Turqi. Në vijim Stokholmi ka modifikuar kushtetutën e tij që të mund ta kufizojë lirinë e mbledhjes së grupeve me lidhje me terrorizmin dhe ka rishikuar përcaktimin juridik të terrorizmit. Por as këtë modifikime kanë mundësuar dorëzimin e gazetarëve. Gjykata e Lartë sudeze la refuzuar kërkesën e ekstradimit të gazetarit Bülent Keneş. Një tjetër teatër i gjuetisë së njeriut të Erdoğan janë Emiratet e Bashkuara Arabe. Bosi mafioz Sedat Peker, i njohur prej vitesh si mbështetës i presidentit, është arratisur nga Turqia në vitin 2020 duke gjetur strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe, në atë kohë në probleme me Ankaranë. Aty ka xhiruar video dhe ka nisur të zbulojë krimet e kryera nga funksionarët qeveritarl me të cilët më parë bashkëpunonte. Këto prova në Turqi kanë arritur miliona njerëz, duke e vënë qeverinë në vështirësi. Në videon e fundit të tij Peker ka njoftuar se do t’i bënte llogaritë me Erdoğan përpara zgjedhjeve.

Ishte i gatshëm të zbulonte sekrete të tjera të pallatit, por në këtë pikë Ankaraja ka ndërhyrë. Në shkurtin e 2022 presidenti turk ka shkuar në Abu Dhabi. Janë firmosur 13 marrëveshje bilaterale. Në videon e botuar pas kësaj vizite, Peker ka shpjeguar se ka marrë një paralajmërim nga funksionarët e Emirateve dhe se “për shkak të një rreziku të lartë për sigurinë tuaj” do të duhej të pushonte së botuari videot. Kohët e fundit njerëz të afërt me të kanë zbuluar se, duke e ditur se po rrezikonte jetën, Peker i ka ruajtur të gjitha informacionet në posedimin e tij dhe i ka dërguar në dy shtete të ndryshme. Sikur të vritej, opinioni publik turk do të vihej në dijeni të gjithçkaje.

Është sikur Turqia të mos përballonte zgjedhjet, por një përleshje në pikën e fundit të gjakut. Me votën e parakohshme të parashikuar për në muajin maj, Erdoğan po kërkon të parandalojë luftën e informacioneve me gjuetinë ndaj njeriut. Ka quajtur terrorist kujtdo që kishte botuar diçka jo të favorshme ndaj tij apo kishte lënë të rridhnin informacione, aq sa lista e terroristëve të supozuar ka arritur të përfshijë rreth 2 milion njerëz. Turqia është kështë vendi me numrin më të madh të terroristëve në botë. Sjellja e presidentit nukbën të diskutohet vetëm në Turqi, por edhe në shumë vende të tjera, midis të cilave Gjermania, Suedia, Finlanda dhe Ukraina.

Sipas raportit të vitit 2021 të Freedom House, një organizatë amerikane që mbron të drejtat e njeriut, fushatat e represionit të qeverisë turke jashtë vendit janë shtuar pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016. Regjimi i Erdoğan i gjuan opozitarët në të paktën 31 vende midis Shteteve të Bashkuara, Europës, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë. Kanë qenë 58 raste ekstradimi apo sekuestrimi. Listat e parashkrimit, shantazheve, rrëmbimeve të opozitës dhe keqtrajtimet nga ana e grupeve kriminale nuk do të mjaftojnë për t’i garantuar fitoren elektorale një regjimi shtypës. Ama do të mjaftojnë për t’i diskredituar në planin e të drejtave të njeriut që bashkëpunojnë me këtë regjim.

(Can Dundar është një gazetar turk. Ndërsa ishte drejtor i së përditshmes “Cumhuriyet” është arrestuar dhe burgosur. Jeton në ekzil në Gjermani, ku ka themeluar sajtin e informacionit Özgürüz. Libri i tij është Erdoğan. Sulltani i ri).

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply