Berisha: Nuk kemi asnjë problem me gjykatën, Gjykata ka dhënë vendimin e saj

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk kemi asnjë problem me gjykatën përsa i përket çështjes së vulës. Berisha tha se, Gjykata ka dhënë vendimin e saj.

“Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me Kushteuttën, Kuvendin e 11 dhjetorit, është vendim që në çdo vend të lirë të planetit, ka vetëm një kuptim: regjistrimin në regjistrin e forcave politike.

Çdo vendim tjetër është antikushtetues dhe antiligjor.

Nëse Ali Basha ka pasur një të dhënë, një objeksion për vendimin e gjykatës, ai kishte të drejtë të hapte proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, por ai nuk mund të bëhej palë kurrë në një proces ku nuk ishte palë.

Kështu që bërja palë e Alibashës me ndërhyrjen direkte dhe të fuqishme të Edi Ramës, dhe të McGonigal-it me fustan, siç e ka pohuar vetë, është një akt antikushtetues, antiligjor”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do të bëjmë gjithçka që Ramazanin tjetër të mos ketë më të vobektë ekstrem në këtë vend

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në …

Leave a Reply