“Kanë për të nxjerrë edhe ndonjë ministër me barrë vetëm që të harrohet afera Rama-McGonigal”

Gazetari Klodian Tomorri reagoi me ironi pas lajmeve se ish-këshilltarja e lartë e Edi Ramës, Alda Klosi është arrestuar pasi dyshohet për pastrim parash. Sipas tij, këto ditë do dalin shumë skandale, vetëm që të harrohet afera Rama-McGonigal.

“Sa skandale do nxirren për ministra, ish-ministra dhe deputetë të maxhorancës këto ditë. Do kënaqet mileti. Kur të çahet anija, do fillosh të hedhësh gjërat e tua në det për të shpëtuar vetë. Kështu që do lëshohen ca nga këta ne grykën e zjarrit tani, vetëm që të harrohet Çarli. Duhet larguar rrezja e bombës nga qendra.

Po e deshi puna, kanë për të nxjerrë edhe ndonjë ministër me barrë. Burrë, se grua s’bën efekt. Një të thirrur Vilmën aty për analiza dhe del rezultati direkt.

Mirëpo është pak e vështirë puna këtë radhe. Se ja e mbyt këtu, por është e hapur dhe andej kjo punë. Dje shkrimin e ‘New York Times’ e kishin shkruar 5 gazetare, nga të cilët 2 janë Pulitzer. Adam Goldmani me Wishbaumin. Artileria e rëndë nuk investohet në ngjarje pa rëndësi të madhe.

Ndërkohë prokurorja e çështjes i ka kërkuar gjykatës më shumë kohë duke deklaruar se dosja është shumë voluminoze. Ec e merre vesh se çfarë ka aty brenda.

Ere Çarli ç’na bëre, që u bëfsh lëmsh. Na hape punë”, shkruan ai.

About Redaksia

Check Also

Kreu i misionit të monitorimit: Zgjedhësit nuk ishin të lirë, ishin nën presion, zgjedhje të pabarabarta, qeveria…

Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier analizoi në një …

Leave a Reply