Pastruesja çon në burg zyrtaren e Ramës: Paratë vinin me çanta, Alda më kërkoi t’i ruaja!

Zbërthehet pastruesja Rozeta Dobi, pastruesja e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e plotë të pastrueses, e cila çoi në arrestimin e ish-zyrtares mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se Alda Klodi është shoqëruar dje në orën 18:00 dhe është arrestuar në 22:30. Rozeta Dobi po kështu ka qëndruar për rreth 7 orë dje në Policinë e Tiranës, teksa ka deklaruar se e gjithë ngjarja ishte inskenim.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

Gazetarja Lala raportoi për “BalkanWeb” se ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

About Redaksia

Check Also

Vritet gazetari amerikan që po investigonte USAID dhe Soros dhe ishte në listën e zezë të Ukrainës

Autoritetet amerikan kanë nisur hetimet pasi një gazetar i InfoWars u qëllua dhe u vra …

Leave a Reply