Arben Ahmetaj, i njohur si Tigri i korrupsionit, është larguar me urgjencë jashtë vendit, sapo Prokuroria ka firmosur urdhrin për arrestimin e Alda Klosit, të të besuarës së Tigrit në ministritë e Financave dhe Rindërtimit.
Tigri është informuar 6 orë para se policia të nisej për të arrestuar Alda Klosin.
Nuk dihet me saktësi se pse Ahmetaj ia ka mbathur, e ka implikuar pastruesja Rozeta Dobi në çanatat me para që shkonin tek shtëpia e Alda Klosit apo nga frika se Alda Klosi mund të bëhet e penduar e drejtësisë.
Nuk ka dyshim se paratë që Alda Klosi kishte fshehur në disa nga shtëpitë e saj, janë produkt i aferave në ministritë e Ekonomisë dhe Rindërtimit, me Tigrin në krye.
Arben Ahmetaj arratiset sa herë i afrohet laku i drejtësisë.
Në vitin 2004, Tigri u arratis në Rumani, për t’i shpëtuar arrestimin për aferën e impulseve telefonike me kompaninë Hermes.
Disa javë më parë u zbuluan edhe disa pagase korruptive të Klodian Zotos për Ahmetaj, por dy prokurorë të SPAK-ut i fshehën provat.