Anët e shumta të një historie

Profesionistët e “storytelling” e përdorin për të na influencuar dhe shpesh për të na përçarë. Një libër ndihmon që t’u njihet ana e errët.

Për Lev Tolstoj arti narrativ ishte një prej instrumenteve të bashkimit midis njerëzve dhe, për pasojë, i progresit; pra i avancimit të gjinisë njerëzore drejt lumturisë. Një shekull më pas, Mark Zuckerberg ka parë tek shpikja e tij diçka të ngjashme. Fillimisht Facebook ishte lëshuar turpshëm si instrument për të klasifikuar sensualitetin e studenteve të Harvard, por pas pak viteve Zuckerberg filloi të flasë për sajtin e tij në terma utopike: nëpërmjet Facebook mund të ndërtoheshin ura midis familjarëve dhe miqve. Njerëzimi rigjendej i lidhur në një rrjet unik ku ndante histori, ndjenja, ide. Falë kësaj dinamike reciprociteti, paragjykimet e vjetra do të binin, të zëvendësuar nga një harmoni e rinovuar dhe lumturia do të përhapej pa ndërprerje. Nuk ka shkuar kështu. Sistemi i algoritmeve vepron në mënyrë të tillë që çdo përfitues të mbesi brenda “histori – versit” të tij. Vërehet dhe vlerësohet sidomos kush është i ngjashëm me me: empatia është tautologjike.

Brenda Facebook jetojmë në botë narrative që forcojnë paragjykimet tona në vend se t’i vënë në diskutim dhe këto botë narrative na transformojnë në versione ekstreme të vetes tonë. Kur në sociale takojmë kë është ndryshe nga ne, nuk është empatia ajo që shpërthen, por polarizimi. Kështu ajo që duhej të transformohej në një fshat global të harmonisë është bërë për më tepër një shtytës armiqësie. Kjo pse Zuckerberg ka keqkuptuar fjalët e Tolstojt? Jo. Vetëm pse arti i narracionit fsheh paradokse të thella. Kur flasim për narracion nuk nënkuptojmë libra, por përhapjen e storytelling: sharmin atavik për historitë përforcohet sot më shumë se kurrë nga një lëvizje parakulturore që celebron pushtetin transformues të naracionit në shumë fusha të përvojës njerëzore, nga ekonomia tek shkolla, nga ligji tek mjekësia, nga arkitektura tek rritja personale dhe kjo përhapje nuk bën gjë tjetër veçse i radikalizon paradokset e rrëfimit. Parasëgjithash, historitë janë mënyra më e vjetër dhe efikase për të tërhequr vëmendjen – domethënë të manipulimit të opinionit të njerëzve të tjerë. “Historitë janë mjeti më i mirë që ne njerëzorët kemi për ta influencuar shoshoqin”, shkruan akademiku dhe eseist anglez Jonathan Gottschall në librin e tij interesant Ana e errët historive. Si storytelling çimenton shoqërinë dhe nganjëherë e shkatërron, i botuar nga Bollati Boringhieri. Në rast se hyni në një lokal në orën e aperitivit dhe uleni menjëanë e vëzhgoni, do të shikoni njerëz të mbledhur në grupe. Do t’i shikoni të lëvizin buzët, të shfryjnë, të lëvizin duart. Flasin e komunikojnë midis tyre. Nuk rrëfehet një histori vetëm për shijen e të treguarit. Thuajse gjithmonë kush merr fjalën lëviz si i shtyrë nga frëmymarrja e asaj që është duke thënë. Po, shtyhet, domethënë kërkon ta shtyjë në një drejtim të caktuar opinionin e kujt po e dëgjon. Është e njëjta gjë që ndodh kur shkruajmë një postim që dëshirojmë të marrë sa më shumë like që është e mundur, duke vlerësuar fjalët e duhura, xhiron e shprehjeve me më shumë efekt, anekdotave që tërheqin më shumë dhembshuri apo simpati. Bëhet fjalë për manipulim të shkallës së parë: pastërtisht narcizist. Ama paradoksi më ë thellë në të cilin bie arti narrativ është që nga empatia lëvizet drejt dikujt – për të cilin fliste Tolstoj – shpesh shërben si kundrapeshë indinjatës morale ndaj antagonistëve. Është ajo që ndodh edhe tek librat: nisemi nga heroi që pas njëmijë vështirësishë rindërton një rend në botën e tij dhe, ndërkohë, gjejmë një lëvizje antipatie kundrejt kujt e urren. Jashtë nga faqet e një romani, kjo do të thotë se historitë janë rruga për të kompaktësuar rreshtime me opinione të kundërta. “Po, historitë mund të veprojnë si magnete që tërheqin qeniet njerëzore në tribù kohezive, por janë edhe gjëja që më shumë se çdo gjë tjetër e largon njërën tribù nga tjetra”, shkruan Gottschall për sa i përket paradoksit implicit të çdo narracioni. Faktikisht, asgjë nuk është vërtet e deklaruar në synimet, marracioni i vërtet nuk e pëlqen eksplicitetin. Pra në optikën e manipulimit çdo histori e mirëtreguar mund të transformohet në një lojj bindësi okult.

Prej vitesh publicitarët janë paraqitur si të parët midis bindësve famëkëqinj të fshehur. Në vitet ’50 kritiku social Vance Packard theksoi në librin Bindësit okultë se një grup publicitarësh, shkencëtarësh dhe fizioterapuetësh ishte bashkuar për të konspiruar kundër konsumatorëve: nëpërmjet shpërndarjes së mesazheve subliminalë faktikisht do të mbanin një kontroll në kuptimin e vërtetë të fjalës mbi mendjen e njerëzve. Libri i Packard u shit në miliona kopje, por kjo edhe falë një hulumtuesi të ri, një farë James Vicary. Vicary bëri eksperimente konkrete në fushën e bindjes duke futur në një film kinematografik disa mesazhe të padukshme si “Ha pop corn” apo “Pi Coca-Cola”. Pak pas eksperimenteve botoi rezultatet e bujshme të hulumtimit të tij: imperativët subliminalë përktheheshin në mënyrë literale në aksione konkrete. Secili me mënyrën e tij, Packard e Vicary kishin prezumimin se kishin provuar vulnerabilitetin projektual të mendjes njerëzore. Kur Vicary bëri të njohur eksperimentin e tij të “publicitetit të padukshëm”, tërhoqi pas vetes kritikat e të përditshmeve më të rëndësishme amerikane. Kishte që folën për “përdhunimin e mendjes”, kush për “ankthin orwellian” të afërt. Mëkat që gjithçka qe gënjeshtër. Teoritë e Packard nuk kishin asnjë themel shkencor dhe rezultatet e eksperimenteve të Vicary qenë thjesht të sajuara: kishte qenë vetën një mënyrë efikase për ta shpëtuar shoqërinë e marketingut nga falimentimi. Pavarësisht se opinioni kritik e kritikonte, kjo i solli miliona dollarë në kontrata. Bëhet fjalë për storytelling në katror: narracioni bindjes okulte e magjeps Vicary, që nga ana e tij e bën një narracion manipulues për ta magjepsur një publik klientësh të mundshëm. Përtej faktit që ishte një mashtrim, narracioni i bindjes okult kishte prodhuar dy rreshtime të kundërta: kush i drejtohej një mundësie fitimi dhe kush shikonte në gjithë këtë diçka që do të vinte në rrezik mbijetesën e mendimit të lirë.

“Bëhet fjalë për një gjë të mrekullueshme”, shkruan Gottschall: “Çdo jetë që aftësia e jashtëzakonshme e historice për të bërë mirë kanalizohet për të promovuar empatinë, mirëkuptimin, altruizmin dhe paqen, por magjia kushtëzuese e narrativës është po aq efikase në mbjelljen e përçarjes, mosbesimit dhe urrejtjes”. Autori përcjell një prej paradokseve më domethënës të kohërave të socalit. Bëhet fjalë për një episod për të cilin është diskutuar shumë në 2016. Më 21 maja dy grupe manifestuesish po drejtoheshin drejt Islamic Da’wah Center të Huston në  shtetin Texas. I pari përbëhej nga anëtarë të një grupi Facebook të quajtur The Heart of Texas, kushtuar trashëgimisë tekase, mbrojtës i së drejtës për të mbajtur armë dhe dëshirues për ta frenuar emigracionin. Grupi tjetër, United Muslim of America, mbështeste kauza si të drejtat e emigrantëve dhe kontrollin e armëve. Të parët shkonin për t’u mbëedhur përpara qendrës islamike për të protestuar kundër “islamizimit të Texas”; të tjerët vraponin për të manifestuar kundër grupit të parë. Pavarësisht se shumë kishin marrë me vete armët e zjarrit, tensioni u fashit pas disa orësh sloganesh të ulëritura njëri kundër tjetrit. Çdo grup i mblidhte anëtarët e tij në bazë të një narrative të saktë që u jepej për Shtetet e Bashkuara dhe për shtetin texan. Po flasim për më shumë se 500000 njerëz të ndarë në dy narrativa të kundërta, por në realitet po flasim për 500000 personazhe të pavetëdijshëm dhe të shpnrdarë të lëvizur nga një narrator oi vetëm. Faktikisht të dy grupet janë krijuar, përcjell Gottschall, nga Internet Research Agency e Shën Petërsburgut, tashmë “troll factory” e famshme në qendër të makinës së influencës ruse në zgjedhjet amerikane të 2016. Të dy grupet janë bërë instrumnete propagande jashtëzakonisht efikase. Agjencia ruse është një fabrikë historisjë që shkakton një luftë narrativash, duke shfrytëzuar çarjet brenda një shoqërie dhe duke ushqyer armiqësi e përçarje. Specifikisht, trazirat e 2016 shërbenin për t’i spostuar zgjedhjet drejt kandidatit republikan, duke demoralizuar nga ana tjetër demokratët.

Narracionet e vëna në terren në ngjarjen e Islamic Center kanë një lëvizje të dyfishtë: të brendshme, që stimulon agregimin dhe empatinë midis të ngjashmëve, dhe të jashtme, që ushqen urrejtje dhe dyshim ndaj kujt është ndryshe. Dhe kjo është e mundur sepse mendja njerëzore ka një “bias negativiteti” që na bën instiktivisht të besojmë tek historitë – dhe parafigurimet – negative më shumë se në ato pozitive. Më shumë nga katastrofizmi dhe konspiracioni që nuk është një epikë qetësuese. Thuhet se Hemingway vuri njëherë bast me miqtë për të ditur ta përmbledhë hiustorinë e një romani në vetëm 6 fjalë. Gjatë një dreke shkrimtari mori një picetë dhe zhgarraviti në të një shprehje. Shiten: Këpucë të sapolinduri, asnjëherë të veshura. Naturisht që Hemingway e fitoi bastin. Përtej që anekdota është e vërtetë apo jo, kushdo që e lexon këtë shprehje ndalet, arësyeton për një sekondë, derikur tragjedia imagjinare fiton trup në mendjen e tij. Është një histori që tregon pa thënë: mesazhi implicit i saj e bën më efikas. Pastaj fsheh edhe një vuajtje dhe vuajtja i apelon dhembshurisë dhe empatisë tonë më shumë sesa lumturisë. Historitë e propagandës shfrytëzojnë kështu skemat klasike të narracionit dhe përgjigjet psikologjike ndaj atyre skemave. Ka një tendencë negative që ruhet në psikologjinë tonë. Ngjarjet negative e kapim me shumë lehtësi vëmendjen tonë dhe prodhojnë një shtytje më të madhe motivacionale dhe arësyeja për të cilën “dramat” triumfojnë në tregun e storytelling.

Narracioni i ngrohjes globale vonon të ketë një efekt ndaj nesh, pavarësisht ingredientit të katastrofizmit, sepse është një histori e keqe. Është e keqe sepse nuk ka protagonistë dhe antagonistë të caktuar (siç qenë në fakt në rastin e Islamic Center), por diçka abstrakte dhe gjenerike si proceset gjeofizike. Pastaj edhe pse bëhet fjalë për një histori çaktivitzuese: shtrirja e problemit është aq e madhe sa që është e pamundur ta shikojmë veten tonë së protagonistë të një zgjidhjeje të mundshme. Njerëzit kanë nevojë për histori. Historitë kanë nevojë për probleme. Problemet kanë nevojë për të këqinjtë që i shkaktojnë dhe protagonistët kanë nevojë të dijnë se mund t’i zgjidhin këto probleme. Gottschall bën me dije se në bazën e urrejtjes etnike qëndron gjithmonë përhapja e një historie paragjykuese e atyre që i konsiderojmë “të tjerët”; një histori që zakonisht shpërthen demonët më të këqinj. Ka qenë gjithmonë persekutimi i hebrenjve, ka qenë për hutsit dhe tutsit në Ruandë. Në qershorin e 1994 hutut ruandezë papritmas nisën të masakrojnë fqinjët e tyre të shtëpisë dhe kolegët e punës tutsi. Ka qenë një genocid i kryer me armë prerëse dhe në distancë të afërt: ndër më të përgjakshmit e historisë së njerëzimit. Megjithatë, 10 vite pas masakrës, në Ruandë familjet dhe miqtë shtrëngoheshin rreth radios për të dëgjuar soap opera Agimi i ri. Bëhej fjalë për një eksperiment psikologjik: gjatë dëgjimit një ekip shkencëtarësh do të studionet impaktin e saj mbi dëgjuesit. Në skemë ishte futur tema e pajtimit që konkludohej me një martesë ndëretnike.

Empatia e shkaktuar nga historia veproi në mënyrë aktivizuese: njerëzit u deklaruan me një aspekt besimplotë në aftësinë e dialogut për t’i zgjidhur diferencat. Në këtë rast manipulimi kishte qëllim pozitiv aktivizimi të empatisë dhe të faljes. Jemi zhytur në një botë ku narratorët dhe historitë bëhen gjithnjë e më të forta, ndërsa pushteti i provave dhe i fakteve bëhet gjithnjë e më i dobët. Një botë ku e vërteta është shumë e vështirë për t’u përcaktuar. Kështu narrativa spostohet nga romanet tek politika, marketingu, ekologjia, jeta sociale, rrezikojmë që të jetojmë brenda deliresh së rrezikshme kolektive. Gjithçka varet nga dimensioni etik i narratorit që na pushton. Jemi gjithmonë manipulues të historive? Ka mundësi po, me kusht që të jenë histori narrativisht të paprekshme. Për këtë duhet të pyesim vazhdimisht kush po na e tregon këtë histori. Ka dikush që dëshiron të na vendosë njëri kundër tjetrit? Si? Dhe pse po e bën? Mund t’i kundërvihemi imperializmit të storytelling dhe akriticizmit nga i cili jemi prekur vetëm duke fituar një kontroll të caktuar të dinamikave narrative dhe të përgjigjeve tona psikologjike që nga ato varen. Vetëm kështu do të jemi zotër të historive që ndodhen në kokën tonë dhe jo anasjelltas.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply