Rama me kriza të forta nga skandali, kërkon përjashtimin e 8 deputetëve të tjerë të PD

Rama ka humbur ekuilibrin nga skandali me McGonical ku është kapur në flagrancë. Krizat i ka aq të forta sa sot ka kërkuar përjashtimin e 10 deputetëve të tjerë të PD nga seancat e Kuvendit.

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 8 deputetë të PD-së, që sipas tyre kanë penguar zhvillimet në Kuvend.

Përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Në këtë kërkesë, depozituar ne Kryesine e Kuvendit thuhet se keta deputete ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli. Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën, të cilën e kanë depozituar në Kryesi.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kuvendi përjashtoi me 10 ditë kryetarin e PD-së, Sali Berisha, Belind Këlliçin, Flamur Nokën, Edmond Spahon dhe Edi Palokën.

About Redaksia

Check Also

Skandali në Gardë/ 3 fuoristrada 968 mijë euro

Vazhdon vjedhja masive e taksapaguesve. Dokumengi tregon për blerjen e tre fuoristradave për Gardn e …

Leave a Reply