Rama përdor zyrtare të qeverisë si eskorta seksi për diplomatët, deklarata e fortë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar në Syri.tv se Rama ka përdorur të gjitha llojet e korupsionit për të korruptuar diplomatët. Duke u referuar rastit “McGonigal, Berisha tha se ky është rasti më i rëndë. Berisha deklaroi se Rama pëdor korrupsionin politik, monetar dhe atë seksual për të korruptuar diplomatët. “Ai pëdor zyrtare në qeveri si eskorta për diplomatët, dhe kjo është 100% e vërtetë”, tha Berisha.

Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Drejtori i ri i emëruar nga Edi Rama në krye të SHISH, por kërkon ta kthejë këtë institucion në një seksion të PS-së.

‘Rasti McGonigal, mesa duket dogji kreun e SHISH, Helidon Bendo. Shqipëria ka një prani të fuqishme amerikane, të gjithanshme, e fshehur apo jo, të gjitha format. Por që ky shef kryesor i kundëzbulimit të vijë në Shqipëri, i shoqëruar nga Agron Neza në takime private, kjo është shumë e çuditshme dhe të mos njoftojnë agjencitë e tyre.

U deshën 6 vite për ta vënë në pranga.
Drejtori i komanduar në SHISH është një Duçkë apo Nezë në llojin e vet. Ai ka si mision shndërrimin e SHISH në një seksion të PS-së. Para disa ditë ai ka pushuar me një të rënë të lapsit, 60 oficerë të shërbimit.

Me dhjetëra të tjerë për ti larguar nga SHISH i ka emëruar në zona më të largëta të vendit. Rama pa zbaton porosinë për shndërrimin e SHISH në një seksion të PS, por mundet edhe në një institucion me lidhje që pat vendosur Ramiz Aliaj në 1990-91 me shërbimet në vendet armike, BIA-n serbe’, nënvizoi gjatë intervistës në SYRI TV, kreu i PD-së Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj nis luftën kundër Ramës, firmos nga qelia emërimin e kryetares së re!

Edhe pse Edi Rama pretendon se është “de facto” edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, …

Leave a Reply