Nga Rezenbrik SERJANI
Sekretar për Transparencën dhe Luftën Kundër Korrupsionit, PD Dega Vlorë
Të nderuar qytetarë e qytetare, të nderuar demokrat e demokrate, të rinj e të reja, idealist, misionar e qendrestar, të Vlorës.
11 Shkurti na thërret, Vlora dhe Shqipëria do të jenë në këmbë, si përgjigja më e fortë kundër klikës autokrate, të zhytur në zullumin e korrupsionit.
Këto 10 vjet, kjo dekadë, si pasojë e korrupsionit të frikshëm qeveritar, Shqipëria ka thyer rekordet më të zeza të renditjes së saj në indekset e transparencës e llogaridhënies qeveritare, luftës ndaj korrupsionit dhe indekse të tjera ekonomiko, financiare e sociale.
Varfëria ka hyrë në çdo qelizë të qindra mijëra familjeve shqiptare nga veriu në jug, si pasojë e drejtpërdrejtë e akteve e politikave antikombëtare të direktuara nga sekti në krye të qeverisjes, nga sekti Rama.
Korrupsioni i shkaktuar nga keqeverisja e dekadës së fundit është bërë më shumë se sa i frikshëm e monstruoz, ku çdo ditë që kalon ai zmadhohet e zmadhohet, ku së fundmi korrupsioni i përbindshëm qeveritar është bërë lajmi i ditës në arenën ndërkombëtare, duke e nxjerrë kreun e sektit, kryeministrin e korrupsionit, krejt zbuluar.
Skandali i ditëve të fundit, ku kreu i korrupsionit qeveritar është kthyer në lajm dite për mbarë arenën ndërkombëtare, emri i të cilit lakohet në zyrat më të larta të drejtësisë amerikane, sikurse dhe në gjigandët mediatik botëror, është prova më e madhe, e dalë në histori, si vërtetimi më i pakundërshtueshëm i korrupsionit të një kryeministri.
Rekordmeni i skandaleve, kreu i sektit, Rama dhe çakejtë e tij të korrupsionit, duan çdo ditë që opozita mos të ekzistojë, qëndrestarët, misionarët e demokratët të largohen, duke e lënë të qetë në trashjen e zullumeve, të cilat i janë kthyer në përditshmëri.
Nëpërmjet korrupsionit, Edi Rama syonon shpopullimin e vendit.
Nëpërmjet korrupsionit, Edi Rama synon minimin e opozitës.
Nepermjet korrupsionit, Edi Rama syonon rrënimin e demokracisë. Pluralizmin dhe votën e lirë ai i do të shkërrmoqura.
Prandaj 11 Shkurti na thërret të gjithëve. Ne vlonjatët, ne qëndrestarët, të papërkulurit ndaj këtij sekti, ne misionarët, ne demokratët, do të jemi në këmbë, duke protestuar me shpirt e zemër, për kombin, për Shqipërine.
Le te jete protesta e 11 Shkurtit, busulla e udheheqjes se Vlores e Shqiperise drejt shpetimit,shpreses dhe ndryshimit, duke e nxjerre nga humnera e korrupsionit Rama.
11 Shkurti, në një bashkim të madh vlonjatësh, të rinjsh e të rejash, demokratësh e qëndrestarësh, do të mbrojë Shqipërinë e rrezikuar, familjen e kombin.
Të bashkohemi në 11 Shkurt, si një korpus i madh qëndrese, për rininë e rrezikuar, për demokracinë e kërcënuar, për votën tonë të lirë, për familjet tona hyjnore, për kombin tonë.
Të gjithë bashkë, si përgjigjia më e bukur qëndrestare të bashkohemi në sheshin e madh të shqiptarëve, në 11 Shkurt.
Për Demokracinë, për Pluralizmin !
Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë për mbrojtjen e demokracisë !
Zoti e bekoftë Vlorën dhe Shqipërinë !