1 kg djathë do kushtojë 18 mijë lekë? Rritje e re e çmimeve të bulmetit

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar pas lajmit të publikuar në fillim të kësaj jave për një rritje të re me 37% të çmimeve të nënprodukteve të qumështit duke vendosur të nisë monitorimin e këtij tregu, për të evidentuar nëse ekzistojnë shenja të marrëveshjeve të ndaluara, sjelljeve të bashkërenduara apo shkeljeve të tjera të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

“Për monitorimin e tregut të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të qumështit”. Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione të bëra publike në media mbi njoftimin e ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit, të cilat kanë lajmëruar pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur nga data 15.02.2023, furnizimet e reja të bulmetit do të kenë çmime deri në 37% më të larta, vendosi ngritjen e Grupit të Punës për monitorimin e këtij tregu.

1 kg djtahë kushton aktualisht nga 10 mijë deri në 14 mijë lekë. Me rritjen e re të çmimeve 1 kg djathë mund të arrijë deri në 18 mijë lekë kg.

About Redaksia

Check Also

Rekord i zi/Çmimet në Shqipëri, 26% më të shtrenjta se në Gjermani

Franc NURI Mbi 52 produkte bazë në Shqipëri kushtojnë mesatarisht 25.6 % më shtrenjtë se …

Leave a Reply