Një trafikant prostitutash, historia e Taos me moldavet

Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ndërsa zhvilloi një takim me anëtarët e degëve 8 dhe 10-të.

Berisha tha se sot parlamenti ëhstë marrë peng nga trafikantë, ndërsa tha se Taulant Balla në rininë e tij ëhstë kapur në flagrancë duke nxjerrë pasaporta në konsullatë për moldavet.

Ai akuzoi drejtpërdrejtë kreun e grupit parlamentar socialist si trafikant prostitucioni.

“Deputetët aty nuk janë deputetë, ata nuk respektojnë asnjë nen të parlamentit. Çfarë është Taulant Balla? Ai është njeriu i cili në rininë e tij është marë intensivisht me trafik prostitucioni. Taulant Balla është kapur në flagrancë duke nxjerrë në konsullatën në Bukuresht pasaporta për moldavet, kjo është e vërteta. Por fal Nanos në vend që ti tregonte vendin e mori këshilltar. e shihni ju këtë njeri që i del emri nëpër dosje me Dumanin, Begajn etj, imagjino ku jemi. Ky njeri komandon SKAP-in. e keni çdo 3 ditë në lokale me nga 3-4 prokurorë të SKAP-it, ky është Parlamenti”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Autostrada e parë që do inagurohet do jetë Shkodër-Milot-Tiranë

Premtimi i Berishës në Shkodër Shqipëria Madhështore nuk bëhet pa ardhur edhe Zoti në shtëpinë …

Leave a Reply