“Parlamenti” i Ramës – një parlament pa opozitë!

Nga Tritan SHEHU

Tete deputete te opozites perjashtohen sot ne grup, duke cuar numrin e tyre ne 13 per dy jave!
Nje vendim ky i te ashtuquajturit “sekretariat etike”, krejtesisht pa etike e pergjegjeshmeri.
Sepse etika ne themel te saj ka respektin ndaj kolegeve, rregullave, procedurave.
Te gjitha u shkelen sot nga maxhoranca ne kete sekretariat:
1-Vendimi u muar ne kundershtim me rregulloren qe percakton:
Se mbledhja e ketij sekretariati duhet te organizohet brenda 48 oresh nga propozimi.
Propozimi ishte i dates 2 shkurt…sot jemi 8 shkurt!
2- Kerkesa per ate mase perjashtimi te 8 deputeteve per 10 dite, ishte bere nga 7 deputete te maxhorances, pa parqitur asnje prove individuale.
3- Per me keq asnje nga akuzuesit nuk ishte prezent sot ne ate mbledhje sekretariati, per te dhene shpjegime, pergjigjur pyetjeve, etj.
Ne fakt askush nuk paraqiti ndonje prove konkrete per deputetet.
Cdo gje ishte vecse nje farse denimi kolektiv e urdheruar, qe synonte te godiste opoziten, demtonte ate, t’i mbyllte gojen asaj.
E pa ndodhur kjo ne keto 30 vite demokraci e parlamentarizem.
Duke tentuar t’i ipet keshtu nje goditje tjeter parlamentarizmit e si pasoje demokracise.
Maxhoranca “enderon” vecse te kete nje Parlament pa opozite, nje ngjyresh.
Ose dhe me nje pseudo opozite te emeruar nga ajo vete.
Ne keto kushte kur parlamentarizmi “po vdes”, ka vetem nje rruge per te evituar me te keqen:
–Ajo eshte „Rruga“, mobilizimi i njerezve per kundervenie, nje levizje popullore!
Prandaj 11 Shkurti ka rendesi te vecante.

About Redaksia

Check Also

Skandali në Gardë/ 3 fuoristrada 968 mijë euro

Vazhdon vjedhja masive e taksapaguesve. Dokumengi tregon për blerjen e tre fuoristradave për Gardn e …

Leave a Reply