Berisha: Ish-kryetari ka shitur lëkurën e tij, sot nuk mban asnjë përgjegjësi para 620 mijë shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ish-kryetari ka shitur lëkurën e tij, sot nuk mban asnjë përgjegjësi para 620 mijë shqiptarëve. Ai tha se, Edi Rama ja doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati thoni ju, rezultati është ish-kryetari peng i Edi Ramës.

“U ndala te ky moment për të theksuar, se si ka mundësi një njeri që i beson demokracisë dhe vlerave të saj, të thurë një komplot të tillë, për të lënë vendin pa pluralizëm, për të krijuar një fasadë opozitë. Ka këtë trashëgimni dhe prandaj vepron në këtë mënyrë, ka këtë trashëgimni ndaj dhe korrupton dhe rekruton një vrasës me pagesë të një fuqie të jashtëzakonshme, siç ishte shefi i kundërzbulimit të agjencisë më të fuqishme mbi tonë, FBI.

Ju e dëgjoni, çdo ditë shtypi amerikan, mediat e mëdha amerikane hapen me aferën Rama-McGonigal. Sot është zhvilluar një gjyq. Sot një pjesë e gjyqit është zhvilluar me dyer të mbyllura për pjesën e Deripaskës. Vetëm të besosh se rusët janë budallenj të mos e kenë rekrutuar atë. Se një njeri që shitet për gjëra më të vogla, ai absolutisht ka tradhtuar vendin e tij në mënyrë të padiskutueshme.

Me këtë njeri, ky njeri, ky karakter kontraktohet për të asgjësuar opozitën shqiptare. Kjo është një dramë, është tragjike, kjo tregon se çfarë spirali kaluam ne. Të pamerituar. Të gjithë ne pro amerikanë. Të gjithë ne, mirënjohje të pakufishme ndaj vendit të lirisë, për mbështetjen që na ka dhënë.

Por Edi Rama ja doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati thoni ju, rezultati është ish-kryetari peng i Edi Ramës. Tani besoj se ska njeri dyshime më. Dhe sot që ka dalë ky skandal nuk guxon të thotë një fjalë, sepse është peng. Sot nuk ndjen asnjë përgjegjësi para jush, para 620 mijë shqiptarëve që votuan, nuk ka sepse ka shitur lëkurën e tij.

Mirë ai mund ta shesë, por një kryeministër nuk e bën kurrë një njeri që ka vlera demokratike. Çdo kryeministër do të fitojë, por kurrë duke marrë peng opozitën”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali në Gardë/ 3 fuoristrada 968 mijë euro

Vazhdon vjedhja masive e taksapaguesve. Dokumengi tregon për blerjen e tre fuoristradave për Gardn e …

Leave a Reply