Lindja e trurit

Si jemi bërë këta që jemi? Si jemi evoluar për t’u bërë të aftë të bëjmë këtë që bëjmë, të flasim, të ndërtojmë shoqëri? Pra: pse jemi bërë të ndryshëm nga kushërinjtë tanë, Neandertalët, por edhe nga shimpanzetë dhe bonobot? Përgjigja, e bujshme, e ka zbuluar një ekip në të cilin bën pjesë Svante Pääbo, nobel i freskët. Varet nga ndryshimi i një geni. Më shumë: varet nga një aminoacid (nga 540!) që dallon proteinën e kodifikuar nga ai gen respektivisht me proteinën korresponduese të Neandertalit.

Për të mos u besuar: një punim i botuar në «Science» nga hulumtues të Max Planck Institute dhe të Universitetit të Drezdenit — midis të cilëve është edhe Svante Pääbo, që pikërisht më 10 dhjetor do të marrë në Stokholm Çmimin Nobel për Mjekësinë apo Fiziologjinë 2022 — shpjegon sesi jemi bërë njerëzorë, domethënë sesi truri ynë ka evoluar për të qenë në gjendje të bëjë atë që bëjmë në planin njohës, në aftësinë për të folur dhe për të pasur raporte sociale. Pra, me një fjalë, sepse jemi ndryshe nga kushërinjtë tanë më të afërt, Nenadertalët, por edhe shimpanzetë, nga bonobot dhe nga primatët e tjerë jonjerëzorë, por le të ecim me shkallë.

Shkencëtarët e drejtuar nga Pääbo, për herë të parë në 2014, përcjellin sekuencën e plotë e genomës së njeriut të Neandertalit: falë kësaj pune u bë e mundur të studiohen genet – dhe të proteinave korresponduese të tyre — e atyre të hominidëve për të provuar sesi dhe në çfarë diferencoheshin eventualisht nga ato të species tonë. U tha, u bë. Shkencëtarët po vlerësojnë një prej këtyre modifikimeve, me një objektiv të vetëm: të kuptohet se pse Homo Sapiens ka mbetur specia e vetme njerëzore mbi Tokë, duke i tejklasuar në terma të kapaciteteve intelektuale Neandertalët, hominidët e tjerë dhe primatët jo njerëzorë. Shpejt vëmendja ka rënë mbi një gen me interes të veçantë: quhet TKTL1 dhe kodifikohet për një proteinë, që jo rastësisht ka të bëjë me zhvillimin e trurit fetal dhe me qeliza specifike stërgjyshore të neuroneve të quajtur glia rrezore e jashtme. Rreth 500000 vite më parë stërgjyshërit e Neandertalit dhe të Homo Sapiens migronin nga njëra anë e Afrikës dhe e Eurazisë, por në një moment të caktuar dhe në një mënyrë mjaft të papritur truri i disave prej tyre ndryshon, në pikën që t’u japë popullsive të njeriut modern kapacitete njohëse që Neandertalët haptazi nuk e kishin apo e tregonin vetëm në mënyrë sporadike. Çfarë mund të ketë ndodhur?

Geni për të cilin kemi folur më parë, TKTL1, në mënyrë krejtësisht natyrale ndryshon dhe ka qenë pikërisht ky ndryshim që i mundëson kujt e ka benefitin t’i tejkalojë, si prezantime njohëse, jo vetëm Neandertalin dhe Denisovan (një lloj motre e Neandertalit që jetonte në Azinë Qendrore), por edhe të gjitha speciet e tjera njerëzore që qindramijëra vite më parë popullonin Tokën tonë. Duhet saktësuar se kur ne themi se jemi bërë më «inteligjentë», po aplikojmë një metër njerëzor prej Homo Sapiens (aftësi abstragimi, imagjinimi, kreativiteti), jo një shkallë absolute superioriteti. Neandertalët nuk qenë kuazinjerëz, nuk qenë një version i përafërt me ne: qenë ndryshe, përfaqësonin një mënyrë alternative së qeni njerëz, së qeni inteligjentë dhe t’i përshtateshin botës. Kanë mbijetuar në këtë planet për më shumë se 300 mijëvjeçarë, ndërsa ne duhet ende të demonstorjmë se dijmë ta arrijmë këtë objektiv.

Por ka një detaj që të le pa fjalë (ose të paktën që na ka lënë pa fjalë ne): versionin njerëzor të proteinës së kodifikuar nga ai gen —  domethënë rezultati i ndryshimit — është ndryshe nga proteina korresponduese e Neandertalit prej një aminoacidi të vetëm (një i vetëm!) prej 540 që e përbëjnë. «Po sikur ky modifikim që gjatë zhvillimit interferon në një farë mënyre me strukturën dhe funksionin e trurit?», kanë pyetur shkencëtarët. Njëkohësisht kanë menduar se zona ku ky ndryshim duhej të ketë ndodhur — duke pranuar që është pikërisht kështu — nuk mund të jetë neokorteksi (rajoni më i jashtëm i korteksit cerebral, përgjegjës i funksioneve njohëse) që në kohë është diversifikuar tek të gjithë gjitarët duke u rritur në dimensione dhe në dendësi.

Duke pranuar se gjërat janë kështu, ky do të ishte një avantazh që evolucioni në një moment të caktuar ia ka dhënë Homo Sapiens respektivisht specieve të tjera. Pra mund të jetë pistoleta e tymosur, prova e saktë e unicitetit njerëzor që shumë po kërkonin prej dekadash, por si ta demonstroje? Si gjë të parë hulumtuesit kanë provuar ta fusin versionin njerëzor të TKTL1 në trurin e embrioneve të minjve e qelbësave dhe ka qenë emocionuese të kuptohej se këto embrione të modifikuara kishin më shumë pararendës neuralë sesa nuk kishin kafshët normale e përdorura si kontroll i eksperimentit. Kush ishte kritik (dhe ka pasur gjithmonë shumë kur zbulon diçka të re, të papritur apo tronditëse, si në këtë rast) ka filluar të thotë se minjtë dhe qelbësat nuk janë njerëzorë dhe se në vetëvete ky eksperiment nuk mund të demonstronte se ndryshimi i proteinës së kodifikuar nga TKTL1 mjaftonte ta bënte njeriun më modern më inteligjent se Nenadertalët.

Por ata të Max Planck dhe kolegët e tyre të Drezdenit nuk janë shkurajuar, pasi e dinin mirë se janë pikërisht qelizat pararendëse e glias radikale të jashtme përgjegjëset e ekspansionit dhe të arkitekturës së neokorteksit. Veç kësaj, dihet prej kohësh se kapacitetet e fuqishme njohëse e qenieve njerëzore, në raportohen me ato shimpanzeve dhe të bonobove për shembull varen nga arkitektura e neokorteksit dhe në veçanti nga numri dhe funksioni i neuroneve. Kështu ata hulumtues kanë inxhinierizuar neokorteksin e fetuseve njerëzore në mënyrë që ta shuajë genin TKTL1 dhe kanë zbuluar se tesuti fetal njerëzor kaq i modifikuar formohej në një moment të parë më pak pararendës neuralë dhe pastaj më pak neuronë se ai që ndodh normalisht, por nuk janë të rastësishëm: kanë krijuar edhe organoidë — replika në miniaturë organesh dhe teksturash njerëzore — me qeliza të neokorteksit cerebral njerëzor. Organoidët mbahen me qeliza staminale që janë futur të jenë të shumëfuqishme herët a vonë bëhen të afta të formojnë çdo qelizë të organizmit tonë, nëse i nënshtrohen rregullimeve të caktuara në laborator.

Në qelizat staminale të shumëfuqishme, nëpërmjet genome editing, kanë futur versionin ancestral të genit TKTL1, atë të Neandertalit për t’u kuptuar, dhe nga këto qeliza kanë rrjedhur organoidët cerebralë. Megjithatë, rezultati nuk ndryshon: këto organoidë apo minitru të «neandertalizuar» siç i thonë hulumtuesit, gjeneronin në një moment të parë më pak pararendës neuralë dhe pastaj më pak neuronte se ato të Homo Sapiens. Ky rezultat elegant është ende më surprizues nëse konsiderohet se prej kohësh të dhënat paleontologjike e siguruar nga kockat e kafkës sugjerojnë se Nenadertalët kishin një vëllim truri të krahasueshëm me atë të njerëzve modernë, në mos pak më të lartë po të kihet parasysh trupi i tyre. Pra diferenca nuk ishte tek vëllimi, por tek prodhimi i neuroneve neokorteksorë dhe në organizimin e brendshëm të trurit, që në mënyrë të njohur nuk lënë gjurmë fosile. Mënyra e vetme për të pajtuar të dhënat është pra të hipotezohet se neokorteksi i Homo Sapiens është më dendur apo eventualisht zgjerohet në një porcion më të madh të trurit. Këtë informacion nuk e kemi akoma, por shpejt do ta kemi.

Me pak fjalë, duket se kuptohet që një ndryshim i vogël, i ndodhur rastësisht, në një aminoacid të vetëm të proteinës ka shkaktuar pasoja të konsiderueshme: lobi ballor i njerëzve modernë gjatë procesit të zhvillimit ka filluar të përmbajë më shumë neurone se ai i Neandertalëve. Ky aminoacid është argjinina, e pranishme në proteinën e kodifikuar nga TKTL1 praktikisht në të gjitha qeniet njerëzore moderne, por jo tek hominidët që janë zhdukur. Neandertali dhe Denisova, shimipanzetë, gorillat dhe të gjithë të tjerët kanë një lizinë, në vend të argjininës, në të njëjtin pozicion të së njëjtës proteinë. Ka që janë ende skeptikë (si gjithmonë). Jemi të sigurtë se qelizat e organoidit, atë që vijnë nga qeliza staminale të futura që të jenë të shumëfuqishme, janë pikërisht si ato të trurit tonë? Jo vetëm, krahasimi midis genomës së Neandertalit dhe asaj të njeriut modern është bërë deri më tani tek europianët: mund të mos jetë që popullsitë moderne nga pjesë të tjera të botës kanë ruajtur ndryshimin e Neandertalit?

Nuk është kaq e lehtë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, pasi versioni arkaik i TKTL1 është i rrallë tek njerëzit e sotëm dhe nuk ka dëshmi se mund të shkaktojë sëmundje apo difekte njohëse. Për momentin hulumtuesit e Max Planck po e përballojnë problemin në një mënyrë tjetër: duan t’i modifikojnë genetikisht minj dhe qelbësa me formon njerëzore të genit dhe ta studiojnë sjelljen e tyre duke e krahasuar me atë të kafshëve që shprehin në fakt formën stërgjyshore të genit, atë të Neandertalit. Nëse përveç pasjes së një korteksi ndryshe, këta minj të kishin edhe një sjellje ndryshe, do të ishte një provë robuste e raportit midis ndryshimit dhe sjelljes. Kush ka pasur durimin të na ndjekë deri këtu mund të pyesë cila është arësyeja për të cilën një modifikim genetik kaq minimal modifikon nl mënyrë kaq të thellë korteksin kortikal. Në shkencë duhet kuptuar gjithmonë edhe mekanizmi i fenomenit të vërejtur. Geni TKTL1 i kodifikuar për një proteinë, një enzimë për të qenë të saktë, që ka të bëjë me rrugën metabolkike të fosfatit pentoz, i aftë të gjenerojë acetil – koenzimë A, nga ana e saj e përfshirë në sintezën e acideve të trasha dhe hulumtuesit e Max Planck kanë arritur të demonstrojnë se vetëm TKTL1 njerëzore, por jo ajo arkaike, është e aftë ta rrisë sasinë e acetil-CoA tek pararendësit neuronalë.

Ja me çdo probabilitet është shpjeguar pse është vetëm versioni njerëzor i TKTL1 që i bën të shtojnë pararendësit neuronalë, të cilët për t’u zhvilluar siç duhet dhe to formojnë zgjatjet karakteristike që i lidhin njëri me tjetrin kanë nevojë për një sasi të madhe acidesh të trasha. Shumë mbesin dyshues ndaj idesë se një ndryshim i vetëm mund të shpjegojë unicitetin evolutiv e Homo Sapiens, por ka të ngjarë që ajo argjininë në vend të një lizine ka qenë një ingredient thelbësor në recetën komplekse të specificitetit tonë. Një diferencë e vogël që ka bërë diferencën. Pastaj, nuk është e përjashtuar që efektet kaskadë të këtij ndryshimi mbi sjelljen, gjuhën dhe organizimin social mund të shpjegojnë se pse Homo Sapiens duke dalë nga Afrika, pasi ka bashkëjetuar dhe është hibriduar me Neandertalët dhe Denisovat në Eurazi, pra në një situatë ekuilibri demografik të dukshëm, i ka zëvendësuar në kohra më të vonshme, duke mbetur specia e vetme e mbijetuar e gjinisë Homo mbi Tokë nga 40000 vite e këtej.

Gjithçka këtu? Nuk e dijmë, por është e besueshme që mekanizmi në bazën e aftësisë së TKTL1 njerëzor për të kontribuar ndaj zhvillimit të neokorteksit të jetë një gur i enigmës dhe ka përshpejtuar tek specia jonë evolucionin e atyre karaktereve që na kanë bërë këta që jemi: aftësinë e të folur për gjë të parë dhe pasta kureshtjen, kreativitetin, të qenit kafshë sociale të afta, thuajse gjithmonë, ta kontrollojmë agresivitetin dhe të jetojmë në grup, deri sa të arrijmë në shoqëri të organizuara. Pra, ndohta pa këtë argjininë që ka zëvendësuar lizinën e Neandertalëve dhe të shimpanzeve nuk do të kishim pasur filozofët dhe potetët, nuk do të kishim pasur Mozartin, por as Darvinin dhe Ajnshtajnin.

(nga La Lettura)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply