Më 11 Shkurt protestë Kombëtare ndaj diktaturës Rama!

Nga Klodian XHYHERI
Sekretar Politik i Degës së Partisë Demokratike Vlorë

Partia Demokratike përcaktoi datën 11Shkurt për protestën kombëtare, së bashku me të gjitha forcat e tjera opozitare dhe qytetarët shqiptarë që janë kundër këtij regjimi.

Protesta e datës 11 shkurt, duhet dhe do të jetë njëra prej protestave më madhështore deri në rrëzimin e kësaj qeverie arrogante!

Cilido demokrat, cilido qytetar, cilido shqiptar, por me vetëdije të lartë qytetare e patriotike, ka nga një arsye për të protestuar dhe të gjitha arsyet së bashku, përbëjnë etjen e një populli që nuk pajtohet me keqqeverisjen, mashtrimin, mungesën e transparencës, grabitjen nga pushteti në fuqi.

Secili prej nesh do të protestojë kundër varfërisë që vret përditë, abuzimit me

Borde-false për çmimet, arsimit të shkatërruar, shëndetësisë në gjendje mjerane; shpopullimit dhe largimeve masive të shqiptarëve, sidomos rinisë; Do të protestojë kundër sektit, që në dhjetë vite largoi 30% të shqiptarëve dhe mburret për këtë gjë; Do të protestojë kundër korrupsionit në çdo qelizë të pushtetit, kundër vjedhjes së pasurive të shqiptarëve…

Do të protestojmë kundër armiqve të votës së lirë, kundër plaçkitësve përmes shtetit elektoral, Patronazhistëve të kuq dhe bandave kriminale e parave të drogës.

Do të protestojmë kundër sulltanit autokrat dhe VRASËSIT TË DEMOKRACISË, sepse është i vetmi Kryeministër, i cili lobon për të vrarë e shkatërruar opozitën. Dhe lobimi për shkatërrimin e opozitës është VRASJE E DEMOKRACISË, është vrasje e aspiratave europiane të një populli të tërë.

Ne, NUK do të protestojmë vetëm për vete. Ne do të protestojmë për të gjithë shqiptarët e vjedhur e të fyer, do të protestojmë edhe për socialistët e ndershëm e të shantazhuar. Ne do të protestojmë për Shqipërinë!

Kundër një qeverie që të mohon, të shan, të fyen e injoron, duhet të protestosh!

Kundër një rrugaçi të veshur me pushtet që të vret, duhet të veprosh!

Sado i ashpër të jetë një regjim, populli reagon!

Sado arrogant të jetë një regjim, populli fiton, populli e përmbys atë!

Demokratët dinë të fitojnë ndaj së keqes dhe nuk do ta lejojnë fyerjen, përbaltjen dhe shkatërrimin e Kombit.

Arrogancës së regjimit antishqiptar i përgjigjemi me protesta demokratike deri në përmbysjen dhe largimin e tij, duke e vënë atë përpara drejtësisë!

About Redaksia

Check Also

Pse duhet të hetohet kandidati i PS për Gjirokastrën

Nga Telnis SKUQI Si gazetar, është detyra ime të raportoj dhe zbuloj informacionin që është …

Leave a Reply