Ronaldo fantastik, shënon 4 gola dhe rikthen Al Nassr në vendin e parë

Cristiano Ronaldo rikthehet në versionin e tij më të mirë, me portugezin i cili realizoi katër gola në suksesin 0-4 të Al Nassr në transfertën e Al Wehda, sfidë e vlefshme për javën e 16-të në Arabinë Saudite.

Një sfidë e gjitha e dominuar nga skuadra e Rudi Garcia-s, ndërsa pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë, me Ronaldo-n i cili realizoi në minutën e 21-të dhe 40-të.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Al Nassr, ndërsa nisi shumë mirë edhe për portugezin që në minutën e 51-të përktheu në gol një penallti, ndërsa 10 minuta më pas realizoi edhe golin e katërt të sfidës dhe personal.

Në fund, Ronaldo kishte mundësi edhe për golin e pestë, por nuk ia doli.

Me këtë sukses, Al NAssr rikthehet në vendin e parë në koutën e 37-të pikëve, ndërsa Ronaldo shkon në koutën e pesë golave ne tre ndeshjet e para në kampionat.

About Redaksia

Check Also

Kombëtaria pëson disfatë ndaj Anglisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit

Shqipëria humbet ndeshjen e parë të eleminatoreve për Kupën e Botës 2026, teksa mundemi 2-0 …

Leave a Reply