Berisha: Do të fillojë praktika “name and shame”, “emëroje dhe turpëroje”!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se,këta kanë humbu çdo lloj sensi. Ai u shpreh se, do të fillojë praktika ‘name and shame’, ‘emëroje dhe turpëroje’. Emërimi është vetëm një; hajdut, ke vjedhur.

“E morët vesh historinë e fundit, Rama-Balluku. Shpallet tenderi për pistën e garës së makinave, shpallet në Elbasan tenderi për pistën e garës së makinave. Shpallet sot, ndiqen procedurat ligjore siç janë dhe pas 3 ditësh, Edi Rama shpall konkursin, veten kryetar të jurisë, shpall fituesin.

Katër kompani botërore, duke punuar, paraqitur ofertat dhe paraqitur çdo gjë. Dhe e zeron këtë, e thotë se këtë garë e fitoi. Tenderi do edhe 5 javë për tu mbyllur, por shpall fituesin 3 ditë pas shpalljes së tenderit.

Këta kanë humbu çdo lloj sensi. Në këtë rast do të fillojë praktika ‘name and shame’, ‘emëroje dhe turpëroje’. Emërimi është vetëm një; hajdut, ke vjedhur.

Ta dinë qytetarët që ka një hajdut të madh. është një gjë popullore kjo, por është një gjë e dobishme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha nga Athina: Nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët, ishte ajo që bëmë ne për detin

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, u ndal edhe te …

Leave a Reply