Berisha: Edi Rama ka fshehur krimin në Shqipëri, mbi të rëndojnë vepra të rënda penale

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama ka fshehur krimin në Shqipëri, mbi të rëndojnë vepra të rënda penale. Berisha tha se, ai ka dërguar dëshmitarë në Nju Jork, për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës.

“Por Edi Rama ka konsumuar vepër penale, duke fshehur krimin në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitarë në Nju Jork, për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë nuk ka paraqitur asnjë dëshmitar të vetëm, nuk i ka paraqitur ata para drejtësisë shqiptare.

Fshehja e krimit përbën një vepër të rëndë penale. Kemi të bëjmë praktikisht me një njeri mbi të cilin rëndojnë vepra të rënda penale.

Me një njeri i cili me veprimet e tij, ka kërcënuar rëndë sigurinë e SHBA-së.

Me një njeri i cili me veprimet e tij, është përpjekur të përmbysë pluralizmin politik në Shqipëri, pra një krim monstruoz antikushtetues, por edhe një seri krimesh të kësaj afere.

Edi Rama ka një alternativë, të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë sërish Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka …

Leave a Reply