Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, po bëhen përpjekje nga më të ndryshme për të shpëtuar Ramën. Ai tha se, Duçka është një nga kokat më mafioze më kryesore sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm.
“Po përpiqen tani të stisin variantin se paratë i ka paguar Duçka. Sipas këtij varianti, nëpërmjet një shtetasi turk.
E kuptoni vetë tani, përpjekje nga më të ndryshme bëhen për të shpëtuar nga rryma që po i merr, dhe ky shtetas turk thuhet se ja paska dhënë Agron Nezës, për të ja dhënë në emër të Duçkës, paratë me porosi të Edi Ramës, sepse ai është njeriu më i besuar i Edi Ramës, ndaj dhe po të keni parasysh Neza thoshte, do vijnë, do vijnë, sepse i priste nga Duçka ato para.
Duçka është një nga kokat më mafioze më kryesore sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha Berisha.