Proceset ndaj historisë

Pas vendimeve të Nyrembergut kundër hierarkëve nazistë, në shumë raste të tjera liderë të tjerë të rëndësishëm kanë përfunduar prapa hekurave përpara tribunaleve kombëtare apo ndërkombëtare. Ndër më të njohurit, argjentinasi Videla, serbët Millosheviç e Karaxhiç, irakeni Saddam Hussein.

Për sa i konsideruar shpesh si shembullimi i «drejtësisë së fitimtarëve», procesi i Nyrembergut inauguron një fazë të re historike, atë ku krerët e qeverive, ministrat, gjeneralët dhe hierarkët e lartë i nënshtrohen gjykimit me kritere të mjaftueshme garancie që të mund të flasin për procese të «drejta». Në Nyremberg, midis 11 të dënuarve me vdekje në procesin kryesor të filluar në nëntorin e 1945, qenë drejtues të rëndësishëm që përbënin zemrën e pushtetit nazist, por jo Hitler, Goebbels dhe Himmler që qenë vetëvrarë pak përpara procesit, siç bëri Göring përpara ekzekutimit të dënimit, i kryer më 16 tetor 1946. Në të njëjtën mënyrë, në Itali Mussolini nuk u procesua, por u vra me vendim të komandës së unifikuar partizane.

Në tribunalin tjetër të pasLuftës së Dytë Botërore, atë të Tokios, gjenerali Yamashita Tomoyuki, që kishte pushtuar me një brutalitet të pashoq Filipinet, u var më 23 shkurt të 1946. Në procesin kryesor, të filluar në majin e 1946 dhe të zgjatur mbi dy vjet, qenë kryeministra dhe ministri i Jashtëm (Tojo Hideki e Hirota Koki), që u ekzekutuan në dhjetorin e 1948. Në korrikun e 1945 ksihte filluar në Paris, përpara një turme të madhe, procesi për tradhëti në ngarkim të Philippe Pétain, hero i Luftës së Parë Botërore dhe në krye të qeverisë kolaboracioniste të Vichy midis viteve 1940 e 1944. I dënuar me vdekje në mesin e gushtit me një votë prej 14 pro me 13 kundër (dhe 3 abstenues), juria kërkoi që duke pasur parasysh moshën e të dënuarit (89 vjeçare), dënimi të mos ekzekutohej. Pétain do të vdesë më 1951 në ishullin Yeu. Të tjerë të dënuar të famshëm në periudhën menjëherë pasLuftës së Dytë Botërore qenë kryeministri i një qeverie kukull në Norvegji, Vidkun Quisling (emri i të cilit u bë sinonim i tradhëtarit dhe kolaboracionistit në të gjithë botën), u pushkatua në fundin e tetorit 1945; gjenerali Drazha Mihajloviç, kreu i formacioneve partizane çetnike, i pushkatua për tradhëti nga Tito në korrikun e 1946; diktatori rumun Ion Antonescu, u ekzekutua në qershorin e 1946.

U deshën të kalonin disa dekada përpara se një kryetar qeverie të përfundonte nën proces në një gjykatë. Në 1985, dy vite pas rikthimit të demokracisë, Argjentina çoi prapa hekurave juntën ushtarake që kishte drejtuar vendin në guerra sucia (luftën e pistë) të periudhës 1976 – 1983, e karakterizuar nga vrasje, rrëmbime, tortura masive, dhjetëra mijëra desaparecidos. Jorge Videla, gjenerali president i Argjentinës deri më 1981, mori dy dënime të përjetshme, por në vitin 1990 siguroi faljen nga presidenti Menem, e gjykuar jokushtetuese në vitin 2007.

I dënuar sërish në 2010, ka qëndruar në burgun federal të Marcos Paz nga viti 2007 deri kur vdiq më 2013. Kanë qenë dy tribunale ndërkombëtare të krijuar në mesin e viteve ’90, ai për ish Jugosllavinë dhe ai për Ruandën, ato që i kanë dhënë legjitimitet dënimit të krerëve të shteteve përgjegjës për krime të rënda. I dënuari më i rëndësishëm i tribunalit për ish Jugosllavinë qe presidenti serb Sllobodan Millosheviç, procesi i të cilit e pati fillimin në 2002. I pari kryetar shteti që procesohej për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe geoncid, vdiq në mbajtje përpara se procesi të përfundonte, në vitin 2006. Faktikisht u dënuan Radovan Karaxhiç, president i Republikës Srpska të Bosnje Hercegovinës, i arrestuar në 2008, pas 12 vitesh në kërkim dhe i dënuar me 40 vjet në shkallë të parë dhe me burgim të përjetshëm në apelin e 2019; dhe gjenerali Ratko Mladiç, «kasapi i Srebrenicës», i arrestuar në 2011 dhe i dënuar me burgim të përjetshëm.

International Criminal Tribunal for Rwanda, që procesoi gjithësej 93 raste, është marrë në 1997 me Jean Kambanda, ish kryeministër midis 9 prillit dhe 19 korrikut 1994, periudha më tragjike e represionit kundër etnisë tutsi që shkaktoi në 3 muaj rreth 1 milion viktima. Kambanda është dënuar në shtatorin e 1998 me burgim të përjetshëm, i pari që është dënuar për genocid. Një tjetër president, kiliani Augusto Pinochet, u arrestua në tetorin e 1998 në Londër dhe u bë një rast i bujshëm i drejtësisë ndërkombëtare, që përfundoi me refuzimin e gjykatësve anglezë për ta ekstraduar në atë Spanjë që mendonte se kishte juridiksionin për ta procesuar për krimet e kryera kundër qytetarëve të tij. Në rikthimin e tij në Kili, Pinochet është vënë shumë herë nën proces dhe arrestime shtëpijake, por vdiq në dhjetorin e 2006 pa marrë asnjë dënim.

Me shekullin e XXI janë shtuar rastet e për të vënë nën akuzë krerët e shteteve e të qeverive, në disa raste për ngjarje të mëparshme, si tribunali i Timorit Lindor, që ka mbajtur 55 procese të mira kundër pilitikanëve dhe ushtarakëve indonezianë përgjegjës për aneksimin e dhunshëm të 1975 e të krimeve të mëtejshme kundër civilëve. Midis viteve 2002 e 2012 ka qenë në funksionim Tribunali Special për Sierra Leonen, që ka gjykuar ish presidentin e Liberisë Charles Taylor, përgjegjës për krime lufte dhe kundër njerëzimit, ish kreu i parë i shtetit i dënuar nga një tribunal ndërkombëtar (me 50 vite burg). Në janarin e 2012 ish presidenti i Guatemalës Efrain Rios Montt u akuzua për vrasjen e mijëra qytetarëve maja midis marsit 1982 dhe gushtit 1983. Është dënuar më 2013 me 80 vite burg për geoncid dhe krime kundër njerëzimit, por gjykata kushtetuese më pas e ka anulluar vendimin për një difekt forme, megjithëse duke i njohur si të bazuara akuzat. I vendosur i akuzuari në arrest shtëpie, procesi i ri ka nisur më 2015,, por është azhurnuar vazhdimisht. Rios Montt ka vdekur në 2018 pa vuajtur kurrë asnjë dënim.

Nëse këto janë rastet më të bujshme, kanë ekzistuar shumë të tjerë që mund të kujtohen në mënyrë sintetike. Në vitin 2006 Saddam Hussein është dënuar nga gjykata e lartë e Irakut për vrasjen e rreth 5000 kurdëve me gaz në Halabja në 1998 dhe pse ka pushtuar Kuvajtin në 1990. Në vitin 2005 ishte arrestuar në Kili ish presidenti i Perusë Alberto Fujimori, i ekstraduar dhe i dënuar më 2009 me 25 vite burg pse ka rrëmbyer dhe vrarë civilë të shumtë. Në vitin 2017 merr faljen e presidentit, por në 2021 procesohet sërisht për sterilizimin e detyruar të grave indigjene. Të tjerë të akuzuar, në procese kombëtare, kanë qenë zëvendëskryeministri i Kenias Uhuru Kenyatta në 2011 për krime kundër njerëzimit, presidenti tunizian Ben Ali, që vdes në mërgim, presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i dënuar në 2012 me burgim të përjetshëm dhe i liruar në 2017.

Në vitin 2021 vdes në burg Hissène Habré, ish president i Çadit, i dënuar me burgim të përjetshëm në 2016 për përdhunim, skllavëri seksuale dhe vrasje. Gjykata Penale Ndërkombëtare, që i filloi punimet e saj në 2002, inkriminon krerë të shumtë shtetesh, edhe pse garantizmi dhe rregullat e saj që e pengojnë shpesh të mund të lëvizë pa ndihmën e shteteve e bëjnë problematike mundësinë e çuarjes prapa hekurave kë ka qenë apo është ende në pushtet: zëvendëspresidenti i Republikës Demokratike të Kongos Jean-Pierre Bemba Gombo arrestohet në vitin 2008, dënohet me 18 vjet në 2016, por më pas lirohet në apel; në vitin 2009 akuzohet presidenti i Sudanit Omar al-Bashir, që përmbyset nga grusht shteti ushtarak 10 vite më pas, duke i hapur ndoshta rrugën një procesi të tij; në vitin 2011 është radha e liderit libian Muammar Gheddafi, që do të vritet muaj më pas nga kundërshtarët e tij. Në vitin 2016 nis procesi kundër ish presidentit të Bregut të Fildishtë Laurent Gbagbo për krime kundër njerëzimit të kryera në 2010, por në 2019 lirohet dhe në 2021 Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare e konfirmon vendimin.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

Armin Tirana

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply