Berisha: Populli opozitar dhe opozita u bënë objekt sulmesh të papara nga McGonigalët

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, populli opozitar dhe opozita perëndimore u bënë objekt sulmesh të papara nga McGonigalët. Ai tha se, Edi Rama nuk bleu vetëm McGonigalë, ai korruptoi dhe bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në beteja në mbështetje totale të Edi Ramës, mandat pas mandati, skandal pas skandali.
“Në skandalin e fundit, në skandalin botëror, spikati një fakt, një zhvillim ndër më dramatikët.
Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale kundër opozitës shqiptare nga aleanca e korrupsionit shqiptar me individë ndërkombëtarë, me McGonigalër dhe të tjerë, është dukuria më negative.
Populli opozitar dhe opozita perëndimore u bënë objekt sulmesh të papara.
Ish-kreu i opozitës u mor peng nga Edi Rama. Sali Berisha pa asnjë fakt, dokument, provë, nga kjo mafie, nga ky lobim, u sanksionua.
U bë gjithçka për t’i caktuar kryetarin opozitës. U bë gjithçka për ta shndërruar në pseudopozitë.
Edi Rama nuk bleu vetëm McGonigalë. Jo, duhet të jemi të sinqertë.
Ai korruptoi dhe bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në beteja në mbështetje totale të Edi Ramës, mandat pas mandati, skandal pas skandali.
U angazhuan në një betejë të pashembullt kundër opozitës pro-perëndimore të vendit, vetëm pse ajo guxonte të denonconte vjedhjen, korrupsionin, dhunën, të denonconte aktet e Edi Ramës, korruptorit të tyre.
Kjo aleancë, sado që i shkaktoi opozitës shqiptare goditjet më të thella që mund të kishte njohur një opozitë, e cila ja ku është sot, më e fuqishme se kurrë.
Ne jemi sot më të fuqishëm se idealet tona kurrë nuk mposhten.
Ne jemi më të fuqishëm sot se vlerat që mbrojmë janë të drejta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Biseda telefonike e Veliajt nga furgoni i Burgut dhe “heshtja” e policëve

Rënia në përgjim e Erjon Veliajt teksa fliste me gruan e tij nga furgoni i …

Leave a Reply