Real Madrid kampion i Botës për klube

Finalja e Botërorit të Klubeve ka dhuruar emocione, spektakël dhe shumë gola. Reali I Madridit mposht 5-3 Al Hilalin dhe fiton për herë të pestë këtë kompeticion.

Kampionët në fuqi të Europës nisin vrullshëm takimin dhe shënojnë 2 gola të shpejtë me Vinicius Jr dhe Valverde. Marega ngushton shifrat për sauditët pak minuta më vonë dhe pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-1.

Benzema shënon sapo nis pjesa e dytë, ndërsa Vinicius Jr dhe Valverde shënojnë sërish, duke bërë që dygolëshi I Vietto të vlejë vetëm për statistika. Reali fiton finalen 5-3 dhe arrin suksesin e pestë në Botërorin e Klubeve.

About Redaksia

Check Also

Një skandal i ri në Kampionatin Botëror, FBI po heton argjentinasit për pastrim parash

Ndërkohë që skuadra kombëtare e Argjentinës po shijon sukses në Kupën e Botës në Shtetet …

Leave a Reply