Ndoshta shumica prisnin që të ndodhte “mrekullia”.
E shpresonim, por nuk heqim dorë!
Pritshmëritë nga protesta e shqiptarëve e jo vetëm e opozitës, se në atë shesh e bulevard aq të mbushur, askush nuk beson se qenë vec demokratë, u paragjykuan para se të niste.
Tam~tami social, nisi të minimizojë e të parashikojë cdo ndodhte, si të kish zbuluar “misterin e shekulit”, duke harruar se kundërshtari është aty duke pritur një lëvizje false o një provokues të infiltruar për t’i dhënë opozitës e shqiptarëve që nuk pranojnë pushtetin, goditjen finale.
Në përpjekjet për të zgjidhur hallet ligjore mes vetes, opozita po tregohet e mëncur.
Ndoshta shumica e unë bashkë prisnim që të ndodhte “mrekullia”.
E shpresonim, por nuk heqim dorë!
Ajo që i mungon në këto protesta nuk është lufta apo revolucioni, por njerëzit “me inat apo urrejtje” ndaj sistemit, pushtetit, ndaj padrejtësive, ndaj së keqes, ndaj asaj c’ka duhet urryer për të mbrojtur të mirën, vlerën, të drejtën, dashurinë, të ardhmen!
Nga ky “inat o urrejtje” arrihen gjëra të mëdha, të thella, të pakthyeshme!
Ky”inat o urrejtje” ndaj së keqes shembi muret e Ambasadave, nisi anijet drejt Adriatikut e rrëzoi një diktaturë në historinë e këtij vendi!
Le ta gjejmë secili tek vetja, bashkë me kurajon e kritikën, e më pas gjithcka do jetë më e thjeshtë për t’u realizuar!
Artistët e patriotët veprat më të mira i kanë kryer në një makth inati e urrejtje ndaj atyre që pengonin misionin e tyre të jetës!