Skandali McGonigal/ Balla porosit deputetët e PS: Urdhër nga Rama, largohuni nga seanca!

Ndërsa një ditë më parë kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë kryetarëve të degëve të partisë në Tiranë që të mobilizohen për të qenë të pranishëm në çdo seancë në dyert e parlamentit, për të vijuar serinë e protestave, të etiketuara prej tij si revolucion, ka ardhur edhe reagimi i selisë rozë.

Mësohet se kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u ka thënë deputetëve që të jenë prezent në parlament që në orën 16:30 për të mos pasur përplasje me protestuesit, të cilët do të mblidhen në 17:00 para parlamentit.

Burime nga grupi i PS thanë për SYRI TV se, fillimisht do të nderohen viktimat e tërmetit tragjik në Turqi dhe në Siri.

Më pas, kur opozita të kërkojë që skandali Rama-McGonigal të jetë pjesë e diskutimeve, socialistët do të largohen kur opozita të bllokojë foltoren.

Duket se ky është një sinjal se, socialistët nuk do lënë hapësira për të diskutuar skandalin më të rëndë në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Më herët u raportua se edhe kryeministri Edi Rama ka mundësi të mos jetë në seancë.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …

Leave a Reply