Tërmet me pasoja kataklizmike/ Berisha: Të shtohen ndihmat e Shqipërisë për Turqinë mike

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka kërkuar sot nga qeveria që të shtojë ndihmat për vendet e goditura nga tërmeti, sidomos për Turqinë mike, pasi ato deri tani nuk kanë qenë në lartësinë e duhur siç e meriton dhe siç i detyrohet Shqipëria. Duke ndjekur në vazhdimësi zhvillimet dhe njoftimet për jetët e humbura dhe të plagosurit në Turqi dhe Siri, Berisha bëri këtë shënim në rrjetet sociale:

Reagimi i kreut të PD, Berisha 

Të dashur miq,

tërmet me pasoja kataklizmike!

Tërmeti që godit Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore ishte një kataklizëm e vërtetë. Numri i viktimave të këtij tërmeti arriti në të paktën 34.179 të dielën. Numri i të plagosurve është shumë më i madh. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës për Turqinë, që nga viti 1939. Edhe dje, pas 6 ditësh, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat disa të mbijetuar.

Ndihma të mëdha kanë shkuar nga e gjithë bota. Ndonëse Shqipëria dërgoi ekip kërkim-shpëtimi dhe ndihma në Turqi, këto nuk ishin në lartësinë e duhur dhe në detyrimin tonë ndaj një vendi fqinj dhe mik.

Dhe njëherë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave të këtij tërmeti kataklizmik dhe lutem për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Gjithashtu kërkoj shtimin e ndihmave të Shqipërisë për kapërcimin e pasojave të tmerrshme të tërmetit. sb

About Redaksia

Check Also

Yuri Kim nën hetim në SHBA

Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit …

Leave a Reply