Vokshi: Rama i dha me valixhe McGonigal paratë e pensioneve! Sot vuri policinë përballë nesh

Deputetja Albana Vokshi në fjalën e saj në protestën e opozitës para Parlamentit, i ka bërë thirrje Gardës dhe efektivëve t’i bashkohen protestës.

Një thirrje të tillë ajo e ka pasur edhe për qytetarë, duke e quajtur protestën e sotme, çështje demokracie e pluralizmi, jo partish politike.

Vokshi shtoi se PD është e vendosur t’i dalë për zot vendit.

“Ka para për të rritur pensionet e pagat por Rama i merr dhe ja jep me valixhe McGonigal për përftime personale e për të shkatërruar opozitën. U përjashtuam se kërkuam 3 mocione. I hodhi poshtë Lindita me urdhër të Ramës. Ne nuk dorëzohemi. Sot vuri Gardën e policisë përballë nesh. Ne nuk e kemi me policinë e Gardën, janë bij nënash. I bëj thirrje të bashkohen me popullin e të mos i shërbejnë Ramës e Rilindjes.
PD është e vendosur t’i dalë zot Shqipërisë e të mbroje demokracinë. një thirrje për çdo qytetar: Ejani bashkohuni me ne. Është çështje demokracie jo partie politike”, ka deklaruar ajo.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply