“Washington Post”: Rama pagoi edhe dy agjentë të tjerë të FBI, sa u paguan dhe kush janë ata

“Puna e McGonigal në Shqipëri solli në orbitën e tij ish-agjentë të tjerë.

Të dhënat e kompanive në Shqipëri tregojnë se në shkurt 2019- pesë muaj pasi McGonigal u tërhoq nga FBI- ai dhe Neza blenë secili 25 përqind të aksioneve në një firmë hetimore me bazë në vend, e identifikuar nga të dhënat e kompanive shqiptare si ‘Laë Office & Investigation’.

Një tjetër partner në firmë ishte Mark Rossini, një ish-agjent i FBI-së, karriera e të cilit në fushën e zbatimit të ligjit përfundoi kur ai u shpall fajtor për akses të paligjshëm në dosjet e FBI-së në vitin 2007, ne emër të të dashurës së tij aktore.

Rossini është rishfaqur vitet e fundit si një konsulent ndërkombëtar- dhe ekspert për Shqipërinë, duke u shfaqur në intervista me mediat shqiptare për të paralajmëruar ndikimin rus mbi kundërshtarët politikë të Ramës.

Një person me njohuri për llogaritë e biznesit të Rossini-t tha se kompania shqiptare nuk kryente asnjë punë dhe nuk kishte asnjë klient.

Në gusht, Rossini u padit për korrupsion në një rast që përfshinte pagesa për guvernatorin e Porto Rikos. Ai është deklaruar i pafajshëm,” shkruan gazeta.

Por në skemën korruptive është i përfshirë edhe ish-drejtori i kundërzbulimit në zyrën e FBI në Nju Jork, Lou Bladel. Ky i fundit ishte drejtues përpara se këtë post ta marrte McGonigal.

Madje Bladel është i pranishëm në darkën e SHBA, ku merrte pjesë Edi Rama, McGonigal dhe Agron Neza.

Ashtu siç ka raportuar SYRI TV, Bladel ka marrë një kontratë të majme prej 375 mijë eurosh nga qeveria e Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply