Djali i sanitares së ndaluar për paratë e gabitura në banesën e Alda Klosit, Havier Dobi është marrë sërish në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Ai ka deklaruar se, edhe 400 mijë eurot mu orën te banesa e Alda Klosit.
Gjatë pyetjes ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni nëse paratë ishin të vjedhura apo ishin dhënë nga vetë zyrtarja e lartë e shtetit për t’u fshehur, pasi këto informacione nuk i janë dhënë nga e ëma. Sipas gazetarit Elton Qyno për “OraNews“, 23-vjeçari u ka treguar oficerëve të Policisë së Shtetit, se ishte në dijeni të prezencës së shumave në euro dhe para që iu gjetën në banesë, e sipas tij nëna i kishte marrë tek shtëpia e Alda Klosit.
Por nuk ka pasur dijeni për mënyrën sesi janë gjetur paratë në banesën e tij, ndërkohë që ka dhënë shpjegime edhe për mënyrën se si i kishte blerë brenda një kohe të shkurtër tre automjete luksoze. Ndërkohë që Rozeta Dobi pretendon se do të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar se gjithçka ka qënë një inskenim mes dy grave dhe jo një vjedhje siç është raportuar fillimisht, por se paratë i janë lënë në mirëbesim për t’i fshehur. Por bashkëpunimi i Rozetës, synon të lehtësojë pozitat ligjore të djalit të saj Havier Dobi por dhe vetë pastrueses.
Kjo e fundit është marrë në pyetje 4 herë, ndërsa në ditët në vijim Prokuroria e Tiranës të marrë në pyetje Alda Klosin.