Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, veprimtaria e grupit kriminal McGonigal në Shqipëri ka qenë një veprimtari intensive, shumëplanëshe. Ai tha se, kamerat e kriminelëve, shkruante sot Financial Times, po kontrollojnë Shqipërinë.
“Ngritja e komisionit hetimor parlamentar nga opozita është jetik.
Është jetik sepse veprimtaria e grupit kriminal McGonigal në Shqipëri ka qenë një veprimtari intensive, shumëplanëshe, e ngërthyer me qeveritarë, me zyrtarë, me gjykatës, me prokurorë, me gjithçka në funksion të pushtetit të Edi Ramës.
Ndaj dhe natyrisht kundër sigurisë së SHBA, se çdo akt i korruptimit të tij, ka kërcënuar sigurinë e SHBA.
Vendi është në terrorin e narkoshtetit, siç e shihni.
Në Sarandë zhduken gjurmët e një hoteli nga një ngarkesë tritoli që rrezikoi 30 banesa.
Në Vlorë kapen mina me sahat dhe ngarkesa tritoli.
Kamerat e kriminelëve, shkruante sot Financial Times, po kontrollojnë Shqipërinë.
Vilat janë shndërruar në shtëpi bari kudo.
Cilido që do të njihet me një narkoshtet, e ftoj të vijë në Shqipëri.
Edhe kjo përbën një imperativë të largimit të tij një minutë e më pare”, tha Berisha.