“Tirana ka nevojë për ty”! Belind Këlliçi takim me banorët tek “Rruga e Dibrës”

“Tirana ka nevojë për ty”! Me këto fjalë e kanë pritur banorët në “Rrugën e Dibrës” kandidatin e Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçin, i cili ka shtrënguar duart me banorët e zonës mbrëmjen e kaluar.

Në takimet e drejtpërdrejta me ta, Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet për punën e pushtetit vendor, problematikën e zonës apo pritshmëritë e qytetarëve, me qëllim që këto të jenë pjesë e programit që do të prezantojë Partia Demokratike gjatë fushatës në Tiranë.

Në bashkëbisedim me ta, kandidati Këlliçi tha se fitorja është e sigurt me ndihmën e njerëzve të thjeshtë që do të ndryshojnë drejtimin e bashkisë më 14 maj. Takimet e Këlliçit janë pjesë e turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, që ka si qëllim komunikimin e drejtpërdrejt me secilin banor të Tiranës, për të kuptuar më mirë sesi pushteti vendor mund të përmirësohet.

About Redaksia

Check Also

Ku është LaCivita dhe çfarë po planifikon?

Kjo është pyetje që i është drejtuar Kryetarit të PD, Sali Berisha në konferencën për …

Leave a Reply