- Tre dekada përbuzje dhe poshtërim
Duhet kujtuar një parakusht i domosdoshëm: rusët mendojnë se nuk e kanë humbur Luftën e Ftohtë as ushtarakisht (ushtria e tyre është një prej më të fortave në botë), as teknologjikisht (janë një fuqi hapësinore që bashkëpunon me Perëndimin), as në fushën e inteligjencës (si ne, mund të shikojnë çdo gjë në oborrin tonë dhe si NSA Zonjën Merkel në banjën e saj). Bashkimi Sovjetik shpërtheu dhe sistemi komunist plasi, por Rusia mbeti dhe qytetarët e saj ashtu si liderët e saj nuk janë konsideruar kurrë të mundur, aq më pak qysh kur Vladimir Putin i ka bërë krenarë. Nga ana tjetër, rezultati i dukshëm i luftës i ka forcuar Shteteve të Bashkuara oreksin e tyre për dominim, në mesianizmin e tyre dhe i ka inkurajuar fuqimisht arrogancën e tyre perandorake. Duke u nisur nga vërejtja se janë fuqia e parë botërore, Uashingtoni ka bërë gjithçka për ta ndjekur dobësimin e Rusisë, për ta përjashtuar nga loja ndërkombëtare, si në Irak, Libi, Siri, Afganistan, ka shkatërruar regjimet arabe që e mbanin fondemantalizmin fetar dhe ka kryer gabimin e ruajtjes së raporteve të mira me Moskën, edhe pse nënkupton të mbytesh nga krijesat e tua, pasi al Qaeda dhe mesianizmi islamik kanë lindur nga iniciativa të CIA. Në të njëjtë mënyrë, u ndaluan europianëve të ngrenë një sistem sigurie që të integronte Rusinë dhe mbajtën në jetë NATO, tani e kushtuar mbështetjes së kompanive amerikane.
Megjithatë, fundi i Luftës së Ftohtë nga ana e Moskës kishte shprehur një dëshirë të sinqertë hapjeje dhe bashkëpunimi gjatë negociatave që konsakruan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik: Mikhail Gorbaçiov lejoi të riatdhesoheshin testatat bërthamore të tij dhe të çmontoheshin në vend raketat me qëndrim jashtë nga Rusia kundrejt premtimit të ruajtjes së NATO në konfigurimin aktual të saj dhe të ndihmës perëndimore në rindërtimin e ekonomisë ruse. Është konsideruar deri edhe nga amerikanët që ta abrogonin NATO, e bërë e kotë nga zhdukja e Traktatit të Varshavës. Në këtë linjë bashkëpunimi, Boris Jelcini u është përgjigjur pozitivisht kërkesave perëndimore për kontrollin progresiv të armatimeve konvencionale e më pas bërthamore, si edhe ka bërë marrëveshje të shumta bashkëpunimi me Europën, në fushën ushtarake, policisë, ekonomike dhe teknologjike. Veç të tjerash le të kujtojmë se në 2001, pasi që Shtetet e Bashkuara u goditën në truallin e tyre nga al Qaeda, pjellë e CIA, Moska i mbështeti Shtetet e Bashkuara në fillimin e operacioneve në Afganistan, duke arritur të çinstalojë baza ajrore të ndryshme.
Në konsideratë dhe pavarësisht impenjimeve të marra nga amerikanët, fjala nuk është mbajtur: zgjerimi i NATO ka filluar dhe ndjekur metodikisht edhe pse, duhet kujtuar, arësyeja e të qënit të saj ishte zhdukur me funbdin e Bashkimit Sovjetik dhe Traktatit të Varshavës, asnjë ndihmë financiare apo ekonomike vinte nga Perëndimi. Pavarësisht arrogancës si tentativa e grushtit të shtetit e vitit 1991, linja e nënshtrimit e nisur nga Boris Jelcini është ruajtur, por zhdukja e plotë e Partisë Komuniste është ndalur dhe është afirmuar një tendencë e fortë ndaj rilindjes së nacionalizmit. Ama Vladimir Putin e ka ndryshuar situatën. E kuptoi aspiratën popullore ndaj ringjalljes së forcave të armatosura, riorganizoi ushtritë dhe zbatoi një program ambicioz modernizimi të mjeteve ushtarake të tij. Ju dërguan sinjale perëndimorëve, në veçanti amerikanëve, mbi permanencën e forcës sulmuese të nëndetëseve dhe paradat ushtarake rifilluan në Sheshin e Kuq. Njëkohësisht, zhvillimi i resurseve të gazit ka filluar me eksportimin e lëndës djegëse të çmuar e organizuar mbi bazën e një bashkëpunimi të forcuar me Europën Qendrore dhe, sidomos, Gjermaninë, kulmi i së cilës ka qenë punësimi i ish kancelarit gjerman Gerhard Schröder si kreu i një filiali të Gazpromit, gazsjellësit North Stream.
Për sa i përket raporteve me Ukrainën, raportet e së cilës me Bashkimin Sovjetik patën qenë të komplikuara gjatë luftës nga krijimi i një shteti të pavarur, por aleat i Gjermanisë naziste, një ngurtësim i parë është verifikuar në 2002 kur presidenti ukrainas Leonid Kuchma ka njoftuar qëllimin e vendit të tij për të aderuar në NATO. Më pas ka shtuar shenjat e besnikërisë ndaj amerikanëve, duke harruar premtimin e tyre të 1990, duke propozuar për shembull marrjen me qira të bazës së Sevastopolit dhe bashkëpunimin me CIA për të infiltruar në Rusi. Përballë kësaj që nuk mund të konsiderohej si kërcënim, Vladimir Putin, padroni i ri i Rusisë, i zgjedhur – ta kujtojmë – nga Boris Jelcin, ka lëshuar një paralajmërim të parë në 2005 me një intervistë të dhënë për Christian Malard (në France 3): “Në fyxg integrimi në NATO, Ukraina mund të ketë probleme, e them ndershmërisht”. E konfirmon dhe e shpjegon 18 vite më pas Hélène Carrère d’Encausse, kur deklaroi se “për rusët, jo vetëm për Putin, Ukraina është Rusi, na pëlqen apo jo”.
Dy vite më pas, në 2007, përballë refuzimit sistematik të kërkesave ruse për garanci sigurie, domethënë “ndalimin e ekspansionit drejt lindjes së NATO, tërheqjes nga pozicionet e 1997 dhe tërheqjen e armëve ofensive në afërsitë e menjëhershme të Rusisë”, Vladimir Putin ka ndërhyrë megjithatë fillimisht në Konferencën për Sigurinë e Mynihut pa ngjallur paralajmërimi i tij asnjë reagim. Shtirej si mbrojtës i pakicave të gjuhës ruse apo deri ruse. Në gushtin e 2008 Rusia ndërhyri ushtarakisht në Gjeorgji pas kërkesës së rusishtfolësve në Oshecinë e Jugut dhe Abkhazi – rajone gjeorgjiane separatiste faktikisht të pavarura nga Tbilisi nga fillimi i viteve ‘90 – që konsideroheshin viktima – me të drejtë – nga një sulm i lëshuar nga presidenti gjeorgjian Saakashvili. Ushtria ruse ka shkatërruar pjesën më të madhe të mjeteve ushtarake gjeorgjiane dhe ka njohur pavarësinë e rajoneve të shkëputura. Në 2011, me rastin e “revolucioneve arabe” të mbështetura nga Perëndimi, që kanë destabilizuar Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme, Moska, e cila kishte abstenuar gjatë votimit të Rezolutës 1973, që krijonte një zonë përjashtimi ajror mbi Libinë me preteksin e mbrojtjes së popullsisë civile, ka mundur vetëm të shikojë se neutraliteti i saj as është kuptuar, as është vlerësuar, pasi perëndimorët e ndihmuar nga Katari kanë përmbysur regjimin e Muammar Gheddafi dhe e kanë vrarë në mënyrë të turpshme.
Në 2014 ndodhi revolucioni ukrainas, që pa lëvizjen Maidan në pjesën më të madhe të inkuadruar nga grupe neonaziste lokale (Pravyï Sektor, Batalioni Azov…) dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në personen e ambasadores së tyre Victoria Nuland, përmbysi qeverinë e zgjedhur demokratikisht të Yanukovich kur kjo e shpjeguar përgatitej për të firmosur një marrëveshje me Moskën. Përballë kësaj shkeljeje të ligjit dhe sulmit të qëllimshëm ndaj popullatës me gjuhë ruse të Ukrainës Lindore që në pjesën më të madhe patën votuar për Yanukovich, Rusia ka poseduar Krimenë, thuajse tërësisht e populluar nga njerëz rusishtfolës, në favor të rikthimit në gjirin e nënës. Në reagim, perëndimorët kanë dekretuar sanksione ekonomike ende në fuqi. Po atë vit, 2014, Uashingtoni ka ushtruar presione të forta ndaj Parisit për të anulluar shitjen e dy anijeve amfibe Mistral për Marinën ruse. François Hollande u cedoi ndërhyrjeve amerikane dhe e prishi kontratën e firmosur. Kjo rënie tregëtare ka shënuar për vendin tonë humbjen e kreditit në sytë e Moskës, aq më shumë e shpifur kur Rusia ka rikuperuar paratë dhe planet e anijeve të saj.
Në 2015, me kërkesën e Bashar Al-Assad, Rusia ka ndërhyrë në Siri dhe e ka përmbysur kursin e konfliktit duke goditur ashpër formacionet islamiste të liudhura me al Qaeda apo Daesh… disa prej të cilave të mbështetura nga Perëndimi për ta përmbysur regjimin sirian dhe dëmtuar kristianët e Lindjes. Rusia, që ka shpëtuar pakicat kristiane nga masakrimi, ka goditur në shenjë një gjuajtje të mrekullueshme: ka firmosur rikthimin e saj të madh në skenën ndërkombëtare duke vënë në dorë portin e Latakias dhe ka bllokuar gazsjellësin Katar – Turqi për raprezalje ndaj ndalimeve amerikane mbi South Stream që duhej të përfundonte në Bullgari. Vit pas viti, mëria ruse është rishfaqur. Qysh kur Putini ka ardhur në pushtet, Moska ka punuar me ngadalë, por në mënyrë të pandalshme për ta përgatitur reagimin e saj. Në mënyrë të pamohueshme, kjo ngjitje në pushtet e Rusisë shqetëson amerikanët që kanë vendosur të ndërhyjnë. Gjithmonë sipas Michael Brenner, “operacioni antirus në Ukrainë ka filluar në marsin e 2021 me forcimin, e inkurajuar nga Uashingtoni, forcave ushtarake ukrainase përgjatë linjës së Donbasit, dorëzimit të sasive të mëdha të armëve, midis të cilëve raketat antitanke Javelin, rifillimin e diskutimeve mbi sanksione të rënda ekonomike”. Pjesën tjetër e dimë.
- Përgjegjësi ukrainase
Siç u theksua më parë, nga njoftimi në vitin 2002, me përjashtim të Yanukovich, liderët ukrainas u kanë bërë premtime amerikanëve për të siguruar si shpërblim hyrjen e saj në NATO. Kthmi prapa prej 30 vjetësh na kujton se në epokën e pavarësisë së saj Ukraina paraqiste të gjitha kushtet për një ekonomi të lulëzuar: një tokë të shkëlqyer – Chernozem – një bazë të qëndrueshme industriale, një krah pune të kualifikuar. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur për shkak të korrupsionit të përhapur të ambienteve ekonomike dhe ekonomike, si në Rusi nga ana tjetër. Si oligarkët rusë, homologët e tyre ukrainas i kanë kidnapuar resurset e vendit, duke e shkatërruar ekonominë dhje varfëruar popullsinë. Shumë ukrainas kanë emigruare dhe popullsia ka zbritur nga 52 milion në 1991 në 48.2 në 2002, 45.7 në 2011 dhe 43.5 në 2022. Një humbje prej 8.5 milion në 20 vjet. Është e rëndësishme edhe të kujtohet se nga fundi i Bashkimit Sovjetik, Rusia i ka dhënë hua të subvencionuara Ukrainës dhe i ka dhënë edhe gaz natyral, duke marrë Kievi edhe para për kalimin nëpërmjet territorit të saj për gazjellësit e ndryshëm rusë që i shërbejnë Europës. Kjo nuk i ka penguar “papërshtatjet e pagesave” kundrejt Rusisë prodhuese dhe aktivimit të masave hakmarrëse nga ana e saj. Kanë qenë ngjarjet e 2014 atë që kanë shkaktuar prishjen midis dy vendeve. Regjimi i ri ukrainas donte t’i “nënshtronte” popullsitë rusishtfolëse të lindjes, duke i ndaluar ta përdornin gjuhlën ruse. ka pasuar një përplasje e armatosur me anësor separatizmin faktik. Ndërsa Marrëveshja e Minskut e parashikonte, nuk janë hapur negociatat dhe konflikti që ka pasuar ka shkaktuar më shumë se 15000 viktima.
Në shkurtin e 2015 në Minsk është arritur një marrëveshje 13 pikëshe midis Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur në Donbas dhe Donjeck. Është e qartë se Kievi refuzon t’i zbatojë. Përkundrazi, Ukraina ka vazhduar të bombardojë zonat e kontrolluara nga separatistët. Vullneti për të luftuar dhe për t’u dhënë fund republikave shkëputëse është mbajtur nga grupe neonaziste rëndësinë e të cilave perëndimorët kanë guxuar ta minimizojnë apo deri ta mohojnë, siç shpjegon shkrimtari serb Slobodan Despot: “Zgjimi i nazizmit në Ukrainë është injoruar krejtësisht nga Perëndimi, siç ishte në Kroaci në vitet ‘90. Ky është trajtuar si një fenomen marxhinal, pa asnjë impakt as ndaj politikës së vendit, as si alibi për propagandën ruse. Në Ukrainë, infiltrohet në mediat perëndimore në “rezistencën e popullit ukrainas”. Kështu mund të shikojmë një lider të lëvizjes ekstremiste Right Sector të intervistuar nga Fox News si një “militant kurajoz ukrainas” ndërkohë që është akuzuar se ka vrarë civilë në masakrën e Odesës më 2014″. Bërja e këtij venmdi një model demokracie në kundërshtim me Rusinë e Putin është një fiksion. Kievi ka kontribuar gjerësisht në përkeqësimin e situatës dhe presidenti Volodymyr Zelensky, i zgjedhur triumfalisht në 2019 me zëra rusisht mbi premtimin e bërjes paqes në Ukrainë, nuk ka bërë asgjë. Veç kësaj, kujtojmë se Ukraina ka mbështetur Azerbaixhanin e Alievit, djali i një hierarku të KGB, në luftën që ky vend ka shpërthyer kundër armenëve të Nagorno – Karabakh, konflikt gjatë të cilit janë thirrur në kauzë mbi 200 xhihadistë sirianë dhe që është karakterizuar nga shkelje të shumta. Pas fitores së Bakusë, e siguruar veç të tjerash falë armatimeve të dorëzuara nga Kievi, të gjitha qytetet e Ukrainës janë ngjyrosur me ngjyrat e Azerbaixhanit.
- Paragjykim amerikan dhe keqbesim
Nëse sulmi ndaj Ukrainës bie në kundërshtim në mënyrë të pamohueshme me rregullat e të drejtës ndërkombëtare dhe duhet dënuar fuqimisht, çfarë mund të thuhet për Shtetet e Bashkuara, përveçse nuk janë në gjendje të lapin leksione moralitet politik: pjesërisht aksioneve të CIA, NSA dhe të gjitha agjencive të inteligjencës amerikane apo satelitore, përveç refuzimit për ta ratifikuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, përveç refuzimit të vendosur aleatëve të tyre për ta pranuar daljen e shtetasve të sa përpara juridiskioneve të ndryshme nga i Shteteve të Bashkuara, lista është e gjatë dhe mizore e ndërhyrjeve të tyre të pandëshkuara: Vietnami – rreth 4 milion të vdekur pa llogaritur të plagosurit dhe viktimat e Agjentit Orange – Grenada, Somalia, Panamaja, Iraku, Afganistani, Serbia dhe mbështetja e tyre ndaj diktatorëve të afirmuar: Pinochet, Videla, Somoza, Stroessner.
Më seriozisht, pasi që kjo është rrënja e problemit, impenjimi i marrë në Konferencën e Moskës për t’iu dhënë fund misionit fillestar të NATO dhe impenjimit në çarmatim është në rrënjën e konfliktit aktual. Sot mohohet. Është një e vërtetë e afirmuar me qartësi nga njëri prej pjesëmarrësve të fundit, nga ana franceze, Roland Dumas në vitin 2018: ministri francez kujton se ideja atëhere ishte për t’i dhënë fund NATO. Roland Dumas është formal në këtë pikë, duke këmbëngulur në premtimin e bërë nga James Baker për Mikhail Gorbaçiovin (të bërë në 1990) se NATO nuk do avancojë “asnjë gisht drejt lindjes, premtim” i rinovuar në 1991. Këto pohime franceze tani janë të dokumentuara (“Der Spiegel” i 18 shkurtit 2022),. Veç kësaj, nga shekulli i XIX, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një hapësirë influence që përfshin dy Amerikat. E gjithë bota e njeh në mënyrë implicite këtë premtim marramendës të së drejtës ndërkombëtare. Quhet Doktrina Monroe. E njëjta e drejtë natyrisht që i mohohet Rusisë pas rënies së Murit të Berlinit. Për sa i përket sigurisë, të cilën e përdorin vetë Shtetet e Bashkuara kur ndërhynë në Afganistan, Irak, Siri, Jemen, Libi apo kundër terrorizmit ndërkombëtar, ai i mohohet pastërtisht Rusisë që nuk ndihmohet nga askush në luftën e saj kundër terrorizmit çeçen.
- Gënjeshtra të përgjithësuara
Në këtë krizë Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm i tij Sergei Lavrov janë akuzuar me të drejtë se i kanë gënjyer perëndimorët dhe se nuk i kanë qëndruar aftësisë së tyre për të verifikuar pohimet, duke kërkuar hapjen e negociatave teksa përgatiteshin për operacionet ushtarake, ofensiva fshihej prapa organizimit të manovrave që përbënin dërgimin paqësor të trupave përgjatë kufirit me Ukrainën. Ama qenë të vetmit që i drejtoheshin dyfishtësisë? Pavarësisht prova tani të provuar qartazi të gënjeshtrës amerikane mbi moszgjerimin e NATO, sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg ka phuar se nuk kishte gjurmë të një impenjimi të tillë dhe ka pohuar se Moska e kishte mbyllur portën e një zgjidhjeje politike, që më e pakta është të thuash jokorrekte. Sidimos, kuijton se në 2003 Colin Powell, sekretar i Shtetit, dhe George Tenet, drejtor i CIA, kanë gënjyer paturpësisht përpara Kombeve të Bashkuara dhe telekamerave të të gjithë botës, duke ngritur argumentime të sajuara për ta justifikuar pushtimin e tyre të paligjshëm të Irakut.
- Detyrimi i kujtesës
Bashkimi Sovjetik ka dhënë një kontribut vendimtar për paqes kur i ka rezistuar dhe më pas mundur ushtrinë më të mrekullueshme të botës. 28 milion të vdekur me të cilët e ka paguar këtë fitore nuk vlejnë asgjë për më pak se 300000 amerikanët e vdekur në luftime. Aq më shumë që, e kujtojmë, Roland Dumas na ka dhënë dëshminë e tij dhe e ka shpjeguar sesi vetë ekzistenca e NATO ishte vënë në diskutim në 1990 dhe si pjesëmarrës në Konferencën e Moskës – François Mitterrand dhe Roland Dumas nga ana franceze – patën kërkuar të nisnin procesin e çarmatimit – fillimisht konvencional e më pas bërthamor – por qenë ndeshur me intransigjencën amerikane. Nuk mund të veprojmë sikur këto premtime nuk kanë qenë dhe më pas të mohuara nga Sekretari i Përgjithsëm i NATO, në ankth për ta zgjeruar sferën e “tij” të ndërhyrjes në territoret e mbuluara nga ish Traktati i Varshavës. Megjithatë, është çelësi për ta zgjidhur krizën.
- Histeria e mediave
Ja të kthyer në kohët e propagandës siç kemi vuajtur në kohët ku kishim humbur edhe shpresën. Që kjo propaganmdë vjen nga Kievi është një lojë e ndershme. Që vjen nga Shtetet e Bashkuara, luftënxitësit e parë modernë, bëhet më problematike. Që ushqehet nga kanalet tona publike, nga fondet tona dhe nga besueshmëria jonë është thjesht e patolerueshme. Për fat ka politikanë dhe gazetarë që dinë t’i përmbahen arësyes: duhen dëgjuar dhe mbahen parasysh të gjitha pikëpamjet. Nga ana jonë, preferojmë vëzhgimin e urtë të Alexandre Del Valle: “Nëpërmjet politikës së saj të çmendur për ta zgjeruar NATO drejt lindjes, Amerika ka arritur ta bëjë Europën teatrin potencial të një beteje bërthamore”. Sigurisht që sulmi i ushtrisë ruse në Ukrainë minon parimet dhe vetëdijen tonë. Si gjë të parë duhet t’i thërrasim, t’i mbysim me pyetje, të uniformojmë politikën tonë. Si të dytë, nuk mund të mos kënaqemi nga një shikim i urtë ndaj ngjarjeve që i kanë paraprirë krizës dhe trajtimit paqësor të tyre. 30 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Amerika, Franca, Britania e Madhe dhe ish armiku i tyre i përbashkët, Gjermania, u pajtuan dhe i përkasin organizatave të përbashkëta. Pse nuk jemi në gjendje të bëjmë njëlloj me Rusinë pavarësisht dorës së saj të shtrirë? Problemi i gjithë vjen nga kjo. Do të ishte thjeshtë të dekretohej apo, të paktën, të pezullohej aderimi i Ukrainës në NATO duke i garantuar sigurinë dhe kufijtë. Zbatimi i Marrëveshjes së Minskut do të kishte ndihmuar shumë, por Kievi e ka refuzuar.
Kjo krizë na shtyn të marrim në konsideratë të dhënat e gjeopolitikës që na kujtojnë se asnjë shtet nuk mund ta garantojë sigurinë e tij në kurriz të asaj të të tjerëve, sidomos kur njëri prej tyre është i mbytur dhe që aleatët tek të cilët ka besim tërhiqen. Kur anashkalon këto parime dhe luan me zjarrin, përfundon pashmangshmërisht për t’u djegur: kjo është ajo që ka bërë Ukraina. 30 vjet nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, po asistojmë në rikthimin e fuqisë ruse. e përçmuar dhe mashtruar për tre dekada, Moska ka rindërtuar forcën ushtarake të saj dhe nuk është më e gatshme të bëjë lëshime. Është paksa një përsëritje e situatës pas Luftës së Parë Botërore, kur sanksionet dhe reparacionet e vendosura ndaj Gjermanisë i dhanë jetë një mërie që solli ngjitjen në pushtet të Hitlerit.
Spikasin leksione të tjera:
Çarmatimi dhe dividendët e paqes qenë iluzione sepse përdorimi i forcës do të mbesë një konstante në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vendet tona duhet të përgatiten. Megjithatë, me përjashtimin e Francës dhe në një masë më të vogël të Britanisë së Madhe, vendet europiane janë shkëputur nga kjo fushë dhe ia kanë besuar këtë detyrë amerikanëve që mbajnë parasysh vetëm interesat e tyre.
Europa mbetet politikisht e parëndësishme: shtojca e pafuqishmërisë nuk bën fuqi dhe ne jemi të paaftë të influencojmë, megjithëse pak, politikën perandorake amerikane. Veç kësaj, është bërë heterogjene nga zgjerimi i saj në lindje, i dëshiruar nga Shtetet e Bashkuara: mëria e vendeve të ish Traktatit të Varshavës ndaj Rusisë ka një influencë shumë negative ndaj pozicioneve të marra nga Bashkimi Europian.
Por amerikanët nuk janë të besueshëm: pasi i kanë shtyrë ukrainasit ta sfidojnë Moskën dhe të lënë menjanë Marrëveshjen e Minskut i së cilës janë palë, i lënë të bien në momentin kritik, lënë tavolinën e bisedimeve dhe na lënë me shënimin se kënaqen, siç kanlë bërë në 1991 me kurdët irakenë dhe në 2021 me afganasit.
(Yves Bonnet, ish drejtor i DST (1982 – 1985); Éric Denécé, drejtor i Centre Français de Recherche sur le Renseignement (CF2R))
Përgatiti
ARMIN TIRANA