Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, po nuk u bë mocioni me debat në parlament, do bëhet në Surrel. Berisha tha se, revolucioni nuk ndalet, por të jeni të sigurt që do fitojmë!
“Tani, le të betohemi këtu, në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, po nuk u bë mocioni me debat në parlament, do bëhet në Surrel.
Paqësor, urtë e butë!
Por simboli, shpella e të keqes është Surreli.
Ai nuk pranon të vijë këtu, ndaj ne do shkojmë aty ku struket ai.
Paqësisht do ia numërojmë të gjitha këto të mocionit. Surreli do jetë objekt i revolucionit paqësor.
Shkojmë aty karshi dhe i themi: kemi 13 pyetje o sulltan.
Revolucioni nuk ndalet, por të jeni të sigurt që do fitojmë!”, tha Berisha.
