Kryemadhi denoncon skandalin: I  burgosuri për inceneratorët fiton tenderin e radhës nga Rama

Deputetja Monika Kryemadhi ka bërë publike në rrjetin e saj social Facebook një dokument mbi instalacionin e drurit, me vlere 4 milione euro në oborrin e brendshëm të kryeministrisë, ku thekson se projekti i Ave Consulting po fiton paratë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Kryemadhi gjithashtu shprehet se në këtë dokument mund të kuptohet qartë se bëhet fjalë për të njejtët emra si te inceneratorët, dhe konkretisht Arben Dervishaj i cili nga qelia, ka fituar tenderin e radhës.

“Arben Dervishaj është në burg për inceneratorët, por projekti i Ave Consulting fiton paratë nga fondi shqiptar i zhvillimit, i cili praktikisht është portofoli personal i Edi Ramës.

Kryegënjeshtari Veliaj e kalon peshën e përgjegjësisë për investimin e inceneratorit të Tiranës tek Dervishaj dhe Ave Consulting, ndërsa Rama ka preferuar të ndërtojë projektin teknik të hartuar prej tij.

Të njejtët emra si te inceneratorët qarkullojnë edhe tek kjo struktura ekologjike në kryeministri. Po tani, a do ankohet Erioni për Arben Dervishajn, të preferuarin e Ramës?”

About Redaksia

Check Also

Gazetari: Vangjel Tavo po hap rrugën për tek 100 hektarët e Edi dhe Olsi Ramës në Vuno

Gazetari Arjan Konomi ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Edi Ramës, Olsi Ramës dhe Vangjel …

Leave a Reply