Noka: Rama është në panik të tmerrshëm, nuk e mbron dot as bunkeri i Surrelit!

Deputeti Flamur Noka ka folur para protestuesve të mbledhur përpara Kuvendit, pasi nuk u lejua të futej brenda në sallë. Gjatë fjalës së tij, Noka u shpreh se, vendimi për përjashtimin e tyre tregon panikun e tmerrshëm që ka kapur kryeministrin Rama. Po ashtu, ai u shpreh se qytetarët nuk do të pranojnë të përfaqësohen më nga një njëri i korruptuar.

“Ju na keni votuar për t’iu përfaqësuar. Edi Rama sot dhe gjithë këtoi ditë ka treguar se është në panik të tmerrshëm. Ai e din se çfarë ka bërë, paniku nuk e shpëton dot. Ai mendon se duke bllokuar zërin e deputetëve të opzitës dhe duke tentuar të zhduk opozitarizmin, do t’ia hedh. Ai e ka gabim dhe është i pashpresë. McGonigal e ka vendin në burg dhe jo në krye të qeverisë. Ai nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por ka punuar për të zhdukur PD-së. Ai u kap në flagrancë duke minuar demokracinë, me Agron Nezën dhe Duçkën.

Ju nuk e meritoni atë, taksat tuaja janë vjedhur për 9 vite. Gjatë këtyre viteve, taksat tuaja kanë përfunduar në xhepat e tij dhe të ministrave të tij. Ne nuk pranojmë që të përfaqsohemi nga një njëri që është pas një korrupsioni të madh. Ne do ta shembin regjimin e korrupsionit. Ai parlament nuk përfaqëson Shqipërinë, por qeverinë e korrupsionit të Ramës.

Askush dhe asngjë nuk do të na ndalojë. Kurrë nuk do tolerojmë më një njëri si Edi Rama. Ai nuk mund ta kthej Shqipërinë në Kolumbine e Evropës. Ty nuk do të mund të mbrojë as bunkeri që ke ndërtuar në Surrel. Ti do të japesh llogari për gjëmat e tua që ke bërë. Nuk të pranon askush më, as të tutë nuk të duan më. Askush nuk të pranon. Nuk mund të mbahesh më me kthetra”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Skandali në Gardë/ 3 fuoristrada 968 mijë euro

Vazhdon vjedhja masive e taksapaguesve. Dokumengi tregon për blerjen e tre fuoristradave për Gardn e …

Leave a Reply