Spaho: Nëse Rama nuk vjen në seancë, do përgjigjemi me…

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka deklaruar sot nga seanca plenare, se pa u zhvilluar seanca me kryeministrin Edi Rama dhe përgjigjeve ndaj 13 pyetjeve të tyre për çështjen “McGonigal”, si dhe pa u mbajt seanca me mocion për debat pa limit kohe, nuk do të zhvillohet asnjë diskutim tjetër në Kuvend.

Ai tha se, Edi Rama duhet të jetë prezent në seancë dhe t’u përgjigjet pyetjeve, ndërsa shtoi se nëse mazhoranca kërkon që të acarojë situatën, opozita do t’i përgjigjet në proporcion.

“Jeni narko-shteti i parë me votë ky kryeministri blen zyrtarë të huaj dhe i përdor për axhendën e tij politike. Pse habiteni ju?! Jeni sjellë në kundërshtim me rregulloren duke përjashtuar 19 deputetë, vetëm ju e keni bërë, do të hyni në librin Guinness, me paturpësi.

Vetëm se opozita kërkon të flasë dhe denoncojë këtë regjim. Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal dhe opozita bazuar në misioni e saj për të kontrolluar qeverinë, kemi kërkuar një seancë me kryeministrin. Pse nuk po e mbani seancën? Pse ka frikë?

About Redaksia

Check Also

“Nuk mundem, kam 600 çështje…”/ Gjyqtari na tregon dështimin e reformës në drejtësi

BIRN Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e …

Leave a Reply