Belind Këlliçi vijon Turin e Dëgjimit në Njësinë 5: “Tiranën do ta fitojmë duke dëgjuar këdo”!

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vazhduar turin “Jam këtu t’ju dëgjoj” përmes takimeve dhe bisedave me banorët e njësisë nr. 5 në Tiranë.

Edhe në një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës nuk munguan pakënaqësitë e tregtarëve për mungësën e fuqisë blerëse dhe indiferencën e institucioneve.

“E di atë krimbin në gur? Tërhiq e shty! Tërhiq e shty! Nga mëngjesi, në darkë. Unë kam 40 vjet specialiste por njerëzit nuk vijnë më të bëjnë një veshje të re. Vijnë të arnojnë një palë pantallona. Turp për atë që e sjell, turp dhe për mua që e vë në makinë”, tregoi një rrobaqepëse e zonës.

“Ka mbaruar çdo gjë. Po na vjen fundi avash-avash. Jemi në një moshë që as kurbetin nuk e mbajmë dot”, tha një tregtar tjetër, i cili e ftoi Këlliçin të shihte vetë raftet bosh në dyqan.

Ndërsa ka shtrënguar duart me qytetarët dhe ka biseduar me ta për problemet e përditshme dhe pritshmëritë nga pushteti vendor, Belind Këlliçi ka dëgjuar ankesat për cilësinë e ujit.

“Ai ma jep ujin të papijshëm. Unë ujin e blej dhe më fut 34 mijë lekë ujë në faturë.
E përzunë studentët aty dhe pa pikë turpi fliste me ta”, tregoi njëri prej tyre.

“Djali i madh më ka ikur në Norvegji. Do më ikë edhe i vogli tani. Do të mbetem vetëm me gruan”, rrëfeu një tregtar tjetër në bisedën me Këlliçin.

Ankesat e banorëve e kanë çuar Këlliçin dhe ekipin e tij në një zonë të harruar nga bashkia, pjesë e njësisë nr. 5. Ndërsa interesohej se përse sheshi mes pallateve ishte shndërruar në një pellg me ujë të ndotur, Këlliçi mori këtë përgjigje nga një banor i zonës: “Ka prej vitesh kështu, gjol. Për faqen e zezë.

Këtë bashkia e ka bërë me poshtërsi që kur ka dhënë tenderin para 5 vitesh për kanalizimet për të gjithë lagjen dhe kanë plasur ujërat e zeza”. Turi i Dëgjimit po vijon në çdo njësi të Tiranës, nga qendra në rrethina. Belind Këlliçi ka zgjedhur t’i ofrojë hapësirën e tij publike qytetarëve, me të cilët po harton programin e tij elektoral.

About Redaksia

Check Also

Mijëra të pastrehë nga tërmeti, PD: Durrsakët duhet të presin 2025-ën që qeveria t’i mashtrojë përsëri për të vjedhur zgjedhjet

DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES SË ANTI-KORRUPSIONIT NË PD, GENTA VANGJELI Një shifër fantastike prej …

Leave a Reply