PSG fillon bisedimet me trajnerin Mourinho

Paris Saint-Germain ka filluar bisedimet me trajnerin e Romës, Jose Mourinho pasi që ata po e konsiderojnë zëvendësimin e Christophe Galtier, shkruajnë mediat franceze.

Gazetari francez, Santi Auona ka dhënë detaje për një rreth bisedimesh që janë bërë kohëve të fundit në mes të këshilltarit të PSG-së, Luis Campos dhe trajneri i Romës, i cili është dukur që është frustruar me gjërat që kanë ndodhur në kryeqytetin italian.

Gjiganti i Ligue 1 tashmë është lidhur me një kalim për Mourinhon, por tani gjërat me në fund mund të jenë ndryshe pasi që Luis Campos dhe PSG po shikojnë një trajner i cili mund të menaxhojë një zhveshtore me plot yje.

Trajneri portugez e përmbush këtë gjë, madje edhe nëse ëndrra e pronarëve të Katarit është Zinedine Zidane. Po ashtu, kjo mund të ndodh edhe për shkak të lidhjeve të mira që ka ish trajneri i Chelsea me Luis Campos.

Mourinho njihet si një fans i madh i yllit të PSG-së, Kylian Mbappe dhe ai po ashtu do të gjente një bashkëpunëtor të ngushtë të tij në kryeqytetin francez, ish asistentin e tij të Tottenhamit, João Sacramento që është pjesë e stafit të Galtier në Paris.

Gjërat ende janë në fazat e hershme dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur mes PSG-së dhe Romës, edhe pse marrëdhëniet e tyre janë pozitive dhe negociatat po shkojnë ngadalë.

Trajneri portugez është kontraktuar me Giallorossi deri në qershor 2024 ku ishte raportuar edhe për drejtimin e Brazilit para se ta përjashtonte këtë ide.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply