Skandal në bashkinë Elbasan, Llatja blen 300 mijë euro karburant me garë të paracaktuar

Skandal në Bashkinë e Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja shpenzon 300 mijë euro për karburant me një tender pa garë. Procedura e ndjekur për tendering për blerje Gazoil D1 ka marrë kartonin e kuq nga open procurement Albania pasi konstatohen shkelje të procedurave.

Parregullsia konstatohet në faktin se në garë kanë marrë pjesë tre tendera, por dy prej konkurentëve skualifikohen dhe mbet vetëm subjekti fitues. Konkretisht, për të marrë pjesë në garë për kontratën 1 vjecvcare për të blerë karburant nga Bashkia Elbasan kanë shprehur interesin subjekte, “AD OIL” sh.p.k, ‘Kastrati SHPK’ dhe ‘Gega Center SHK’. Dy të fundit janë skualifikuar dhe fituese është shpallur kompania e vetme e mbetur në garë.

Sipas dokumenteve zyrtare thuhet se dy subjektet e tjera janë përjashtuar sepse nuk përmbushin kushtet pasi nuk kanë pika karburanti në aksin Elbasan-Cërrik. Në fakt të dyja kompanitë kanë pika karburanti në këtë aks. Po kështu Panorama Tv ka zbuluar përmes një hulumtimi të thjeshtë se pronari i subjektit AD OIL” sh.p.k që ka fituar tenderin 300 mijë euro nga Bashkia e Elbasanit, Afrim Dybeli në rrjete sociale ka një pikë karburanti që në tabela reklamohet si kompania Kastrati. Pika e karburantit përkon edhe me adresën e dhënë në dokumentet e tenderit.

Ndërkohë një tjetër element që tregon se tenderi 300 mijë euro i dhënë nga Bashkia e Elbasanit është i dyshimtë dhe ka sjellje monopoliste apo me garë të paracaktuar është fakti se në tenderin e shpallur 20 janar 2023 dhe mbyllur fitues më 6 shkurt 2023 të trija subjektet kanë hyrë në garë duke dhënë të njëjtën vlerë në garë. Vlerë e cila përkon me fondin limit të vendosur nga bashkia dhe asnjë cent më pak. Të gjitha këto detaje të përmendura mësipër tregojnë se kryetari i bashkisë së Elbasanit jep tender në mënyrë preferenciale duke krijuar edhe një dëm ekonomik për buxhetin e qytetarëve. /Panorama.al

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply