Spiropali nuk mohon takimin me McGonigal, reagimi…

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Pse nuk pranuat interpelancë të kryeministrit me opozitën për çështjen McGonigal?

Elisa Spiropali: Pyetja në fakt është pse opozita nuk pranon të zhvillojë seanca normale parlamentare? Përse nuk merr pjesë në procese të parlamentit? Ne nuk kemi refuzuar në asnjë moment, as të debatojmë, as të përballemi, as të zhvillojmë interpelanca, as të zhvillojmë mocione me debat. Kemi rënë dakord për një mocion me debat për këtë çështje edhe pse është absurd për të diskutuar në Kuvendin e Shqipërisë, për një çështje gjyqësore në SHBA. Kemi marrë kërkesë për mocion me debat, interpelancë, i kemi bashkuar kemi rënë dakord për mocion me debat.
Gjithësesi, kryeministri do të jetë në datën 2 mars dhe do të përgjigjet për këtë çështje. Është një fije kashte pas së cilës opozita është kapur.

Ylli Rakipi: Pse Edi Rama ua delegoi ju interpelancën që duhet të bënte vetë? Ju si mund të përgjigjeni, keni qenë ju në këto takime me McGonigal?

Elisa Spiropali: T’ju përgjigjesh pyetjeve të tyre nuk është aspak e vështirë. Kryeministri u është përgjigjur pyetjeve të tyre dhe e ka shpjeguar në thellësi. Akt-akuza nuk ka lidhje me kryeministrin Rama, nuk ka lidhje me korrupsionin. Ka lidhje me raportimet e atij shtetasi me shtetin e tij. Isha e gatshme për tu përgjigjur në interpelancë. Është e drejtë e kryeministrit që te delegojë interpelanca. Ne ishim të gatshëm të përgjigjeshim në interpelancë, jo si person, por në funksionin e Ministrit për Marrëdhënie me Parlamentin. Kjo ishte arsyeja pse zgjodha ta zhvilloja interpelancën, por zoti Bardhi u tërhoq nga interepelanca.

About Redaksia

Check Also

Dosja Rama-McGonigal do t’i dorëzohet drejtësisë amerikane

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot se dosja e korruptimit të McGonigal nga …

Leave a Reply