Bardh Spahia takim me ambasadorin e OSBE: Në fokus zhvillimi i Shkodrës dhe zgjedhjet e 14 majit

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE, Guido De Sanctis lidhur me rëndësinë që ka zhvillimi i bashkisë së Shkodrës. Në një postim në rrjetin social Faceebok ai ka ndarë disa detaje të rëndësishme nga ky takim.

Postimi i plotë

Me fokus Shkodrën, por duke mos lënë pas edhe zhvillimet në vend, ndava një bisedë të gjatë dhe konstruktive për mbi 1 orë e 30 minuta me ambasadorin e Prezencës së OSBE në Shqipëri z. Guido De Sanctis.

Folëm për rëndësinë që ka zhvillimi i Bashkisë Shkodër, si kryeqëndra e veriut shqiptar, me potenciale të jashtëzakonshme. I prezantova një pjesë të këtyre resurseve dhe projektet tona për zhvillimin e qytetit së bashku me njësitë administrative.

Zgjedhjet e 14 Majit ishin një tjetër pikë ku vura theksin tek rëndësia që ka gara elektorale vendore, tashmë me të gjitha palët si pjesmarrëse në proçes. OSBE prej vitesh luan një rol kyç dhe pata rastin që ti shpreh ambasadorit De Sanctis falenderimet e mia për punën e misionit që ai përfaqëson.

OSCE Presence in Albania

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta parakohe …

Leave a Reply