Këlliçi: Më 14 maj kemi mundësinë për të dalë nga kjo prapambetje urbane

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet lokale në 14 maj, Belind Këlliçi ka bërë një ecje nga bulevardi “Bajram Curri” tek “Ali Demi” për të parë gjendjen e infrastrukturës dhe për t’u përshëndetur e biseduar me qytetarët. Këlliçi tha se, Bashkia duhet t’i trajtojë e respektojë qytetarët në radhë të parë si njerëz e jo t’i shohë vetëm si burim financiar.

“Një ecje nga bulevardi “Bajram Curri” tek “Ali Demi” për të parë gjendjen e infrastrukturës dhe për t’u përshëndetur e biseduar me qytetarët.

Bashkia duhet t’i trajtojë e respektojë qytetarët në radhë të parë si njerëz e jo t’i shohë vetëm si burim financiar. Çdo institucion në varësi të Bashkisë Tiranë duhet të rrezatojë njerzillëk. E para Policia Bashkiake, që është bërë tmerri i 1 milion banorëve. Më 14 maj, ne kemi mundësinë e madhe për të dalë nga kjo prapambetje urbane”, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ramës: Po hakmerresh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve se të trokitën në derë për aferat ku je zhytur

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka replikuar ashpër në Kuvend me kryeministrin …

Leave a Reply