Berisha: Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë. Berisha tha se, Edi Rama përbën rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar.

“Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë.

Pas 32 vitesh, Edi Ramam, nipi i xhelatit që 32 vite më parë kërkonte të fuste tanket te studentët, i Spiro Kolekës pra, i biri i një xhelati tjetër që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela, në një akt hakmarrje tipike të etërve, kërkon të asgjësojë opozitën shqiptare.

Ky pasardhës i denjë i bllokmenëve hoxhistë, është sot, pa diskutim njeriu që ka vjedhur shqiptarët më shumë se kushdo në historinë e tyre.

Me politikat që ka ndjekur ka tejkaluar platformën e Çubrilloviçit për shuarjen e kombit shqiptar.

Edi Rama përbën rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar.

Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, por edhe ndërkombëtare, me aktet që ka kryer, me korruptimin e shefit të kundërinteligjencës së partnerit tonë kryesore, SHBA, me qëllim rrënimin e opozitës shqiptare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply