Rënia e bustit të Diktatorit/ Ramçaj: Njësoj si 32 vite më pare! Grupimi ‘90” në krah të PD

• Përkujtimi i rënies së bustit të Diktatorit/ Njësoj si 32 vite më parë, është po e njëjta frymë persekutimi. “Grupimi ‘90” në krah të PD.

DEKLARATË E KRYETARIT TË SAPOZGJEDHUR TË “GRUPIMI ‘90”, AJET RAMÇAJ

Në 32 vjetorin e rënies së bustit të diktatorit gjakatar “Enver Hoxha”, Partia Demokratike përkujton ditën kur studentët u ngritën mbi regjimin më të egër që kishte parë koha pas luftës së dytë botërore.

Ishte ai regjim i cili shkatërroi breza të rinjsh, intelektualësh, familje dhe personalitete duke u shkatërruar të ardhmen e tyre për 50 vite.

Sot në demokraci, është po e njëjta frymë persekutimi. Sot qeveria Rama në 10 vitet e saj në pushtet ka bërë të mundur me vetëdije të plotë të largojë mbi 900 mijë njerëz, rreth 35% e popullsisë së Shqipërisë.

Si për të kujtuar vitet ’90, edhe sot pjesa më e madhe e shqiptarëve vuan për bukën e gojës.

Ne e shohim çdo ditë, kur përballemi me atë brez i cili luftoi fort për një jetë më të mirë dhe sot shpërblehen nga shteti me kacidhe dhe paketa të cilat jepen si lëmoshë nga qeveria.

Dhe është po Edi Rama i cili me vetëdije e bën këtë gjë, për të varfëruar një popull të cilin nesër mund ta blejë me pak para’ me qëllimin e vetëm, të qëndrojë sa më gjatë në pushtet.

Është po i njëjti mentalitet si ai viteve të diktaturës ku tolloni ishte fletushka që të shuante urinë për pak orë, edhe sot, propaganda i ngjan atij tolloni, ku qeveria mundon të mashtrojë qytetarët.

“Grupimi ‘90”, është organizatë partnere e cila do të qëndrojë në krah të Partisë Demokratike, partisë së parë pluraliste në Shqipëri, ajo që solli demokracinë në Shqipëri dhe njohu fitore edhe në kohë të mëdha sfidash.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …

Leave a Reply