Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka denoncuar milionat e hedhura për shëtitore në plazh, që nuk ndihmojnë turizmin por xhepat e ‘miqve’ të Ramës. Sipas Carës, këtë verë plazhi historik i Durrësit nuk do të ketë të njëjtën pamje pasi 30-40% do ta reduktojë brezin e rërës Shëtitorja që po ndërtohet.
Reagimi
Miliona euro për Shëtitore në plazh, që nuk ndihmojnë turizmin por xhepat e ‘miqve’.
Këtë verë plazhi historik i Durrësit nuk do të ketë të njëjtën pamje!
30-40% do ta reduktojë brezin e rërës Shëtitorja që po ndërtohet. Specialistja e fushës, Entela Koja, sqaron nga ana teknike se kjo nuk do të jetë e vetmja pasojë negative e këtij projekti.
Sasitë e mëdha të betonit të përdorura dhe mënyra si po kryhen punimet do t’i hapin rrugë erozionit dhe përmbytjeve.
Nga njëra anë, më pak hapësira për të pushuar, më pak të ardhura, më pak pushues dhe nga ana tjetër një seri problematikash, për banorët e plazhit dhe bizneset në zonë.
Të shpenzosh miliona, kur rreth 50% e familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës nuk janë kthyer në banesa, kur nuk ka asnjë gjurmë nga Rindërtimi i dhjetra objekteve arsimore të dëmtuara apo të shembura dhe kur varfëria është rritur ndjeshëm.
Bashkia e Durrësit, në shërbim të interesave personale të Kryeministrit dhe jo të qytetarëve!